Pyetja idiote e librit të gjuhës dhe përgjigjja hipokrite e tim biri. Nga Koli Nozi

Zysha kishte vënë shënim në fletore se përse djali im nuk kishte bërë ushtrimin. E marr dhe e qortoj plot inat dhe e ul të plotësoj detyrën.

– Cila është kërkesa? – e pyes me autoritet të lartë prindëror

– Cila ngjyrë të pëlqen dhe shpjego se përse të pëlqen ajo ngjyrë?

Në çast më vjen ndërmend shprehja franceze; “Ngjyrat dhe shijet nuk diskutohen”. Afrohem në libër për t’u siguruar që im bir nuk më ka bërë ndonjë rreng. Jo!! Shpjego se përse të pëlqen ajo ngjyrë!

Se të të pëllcasin! – më vjen t’i shkruaj. Natyrisht që autoritetin prindëror e zbus goxha dhe me butësi i them birit:

– Po ty o bir, cila ngjyrë të pëlqen?

– Ti e di, jeshilja!

Jeshilja i ka pëlqyer që kur ishte foshnje. E kemi pyetur atëhere se përse dhe ai , me çiltërsinë e fëmijës, na është përgjigjur:

– S’e di. Më pëlqen!

Sot në klasë të pestë ai duhet të argumentojë se përse i pëlqen jeshilja?

– Po ja – nis të gënjejë veten në rradhë të parë, bashkë me gjithë botën – sepse …është ngjyra e baaarit, ….e gjetheve….me një fjalë se është ngjyrë e përhapur në natyrë!

Bravo bir! Ja, kjo është hipokrizia! Ti sapo mësove të sajosh një derr gënjeshtre për të dalë nga situata, për të përmbushur një detyrë, për t’i bërë qejfin babit. – më vjet t’i them, gjithë mllef. Por faji nuk është i tiji. Është i këtij mender sistemi arsimor që nis e bitis pikërisht kështu.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*