Qentë endacak tmerrojnë qytetarët e Tiranës (Foto)

Qentë endacak tmerrojnë qytetarët e Tiranës. Mu në mes të rrugës dhjetra qen endacak shetisin pa u shqetësuar ng askush. Por ajo çfarë është shqetësuese se këta qenë herë pas here bëhen agresiv. Rasti është në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Ata shpesh kanë qenë edhe shkaktar të aksidenteve, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar edhe njerëz, mos të flasim për dëme material të cilat duhe të paguhen nga drejtuesi i mjetit. Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë plan për t’i sistemuar qentë endacak, ndërkohë që për trajtimin e tyre është një fond mjaft i madhë që është i parashikuar në buxhetin e bashkisë. Ajo çfarë është edhe më shqetësuese se këto kafsh janë vaksinuar vetëm në momentin kur i është vendosur “vëthi” dhe gjithçka përfundon me aq.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*