Qeverinë e korruptuar të kryeministrit Rama e rrëzon nga Pusht-eti vetëm Protesta Popullore Jakup B. GJOÇA

Në një shtet, sikurse Shqipëria e Tranzicionit politik, edhe pse me etiketë “Republikë”, ku sundon korrupsioni, ku Media është tërësisht e paralizuar dhe e kontrolluar tërësisht nga kryeministri, në një vend të fasaduar dhe bojatisur si “ Demokratik”, ku politika bashkëqeveris me Krimin dhe Mafien, është iluzion  të mendosh se korrupsioni do të luftohet nga qeveria meqë ka edhe një ministri Antikorrupsion. Është Iluzion të shpresosh se krimin dhe mafien në bashkëqeverisje do ta luftojë ai Gjyqësor dhe ajo Prokurori, të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kryeministri, ngaqë Parlamenti është një teatër kukllash i Kryeministrit, ngaqë ai ka  edhe shumicën cilësuese të kartonëve. Dhe është VETVRASJE politike, demokratike për çdo shqiptar të mendojë se në këtë Shqipëri të sotme, ku kryeministri është Simboli i Korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin, të shpresosh se zgjedhjet parlamentare do të përcaktojnë Vullnetin e Popullit në qeverisje.

Edi Rama, si produkt politik, tashmë ka sponsor politik në qeverisjen e tij të korruptuar edhe disa ambasadorë të huaj në Tiranë. Ja provat e pakundërshtueshme.

1.Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, zonja Romana Vlahutin është zyrtarisht nën hetim në Bruksel pasi dyshohet për abuzime me fondet e BE-së dhe shkeljen e rregullave të rekrutimit. Zyra e investigimit të vjedhjeve të buxhetit dhe shkeljes së praktikave të BE-së (OLAF), ka zyrtarisht nën hetim zonjën Vlahutin.  Lajmi konfirmohet për Hashtag.al ku publikon  një burim diplomatik i mirëinformuar pranë një ambasade të rëndësishme të BE-së në Tiranë. “Nuk është thjesht çështja e blerjes së vilës. Po verifikohen edhe ndryshime të organigramës në strukturën e prokurimeve në zyrën e BE-së në Tiranë. Rezulton se zonja Vlahutin ka përqendruar procedurat e prokurimit. Ndërsa disa ish-drejtorë të misionit në Tiranë janë shmangur prej saj ose janë pushuar nga funksioni, bazuar në arsyetime të dyshimta. Edhe shkarkimi i zotit Rainer Deville si kreu i EURALIUS është një procedurë e nxitur nga zyra e OLAF-it”, – shprehet burimi diplomatik.

2.Ambasadori amerikan Donald Lu, është misionari i Soros dhe mbështet në prapaskenën politike, por edhe në politikën aktive kryeministrin Rama. Tashmë janë vetë mediat kryesore në SHBA, ku akuzojnë ishdepartamentin Amerikan të Shtetit të Obamës, që ishte nën ndikimin e Soros,  sikurse “Washington Time” shkruan reportazhin me titull:
“Departamenti i Shtetit i infektuar nga SOROS luan lojra politike ne Shqiperi”

Kjo u duk qartazi, kur ambasadori amerikan Lu akuzoi Opozitën shqiptare, si pengesë për mosmiratimin e Reformës në Drejtësi, ashtu siç e ka hartuar dhe kërkon ta zbatojë kryeministri Rama dhe Fondacioni “Soros”. Në fakt, kjo reformë në drejtësi është vetëm Masha ligjore që kryeministri Rama përdor për të marrë nën kontroll gjithë Gjyqësorin, duke emëruar në të gjithë piramidën e Gjyqësorit dhe në instritucionet e reja të Drejtësisë vetëm njerëzit e besuar të tij.

Rainer Deville, si kreu i EURALIUS në Tiranë, u shkarkua, me urdhër të Soros, përktheu,  sipas interesave të kryeministrit Rama, edhe kritikat e Komisionit të Venecias për Vettingun e hartuar ngë Fondacioni Soros, për t’i shërbyer politikës së kryeministrit Rama. Vetëm ky skandal është i mjaftueshëm, për të ANULLUAR Vettingun e Soros në Shqipëri. Dhe, nëse bie Vettingu i Soros, detyrimisht ka rënë edhe Reforma në Drejtësi, e cila në fakt do të bëhet  ALIBIA LIGJORE e marrjes PENG të Drejtësisë nga Kryeministri Rama.

AMBASADORI LU, i cili flet çdo diitë në Shqipëri  për gjithçka,  deri tani nuk ka folur:
1. Për korrupsionin e deputetit socialist Alfred PEZA, për blerjen e aksioneve bankare.
2. Për Kanabinalizimin e Shqipërisë, si rreziku i madh për Kriminalizimin e Procesit Zgjedhor të 18 qershorit 2017.

Kjo tregon qartazi se Ambasadori Lu ËSHTË SPONSORI POLITIK  I KRYEMINISTRIT RAMA.

3.Ambasadori i ri i OSBE Bernd Borchardt në Tiranë është njeriu më i besuar i Soros, kështu që edhe Bernd Borchardt më shumë do të jetë sponsori politik i kryeministrit Rama, si misionar i Soros në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, por kurrë nuk mund të jetë ambasadori i OSBE-së, vëzhguesi i paanshëm politik në këto zgjedhje.

Pra, është e qartë politikisht: Kryeministri Edi Rama tashmë ka shtënë në dorë dhe kontrollon në Shqipëri të gjitha burimet  dhe qëndrat vendimmarrëse  diplomatike  në Shqipëri. Ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë, sikurse i SHBA, i BE dhe i OSBE-së janë tërësisht në shërbim të kryeministrit Rama, qoftë si emisarët e Soros, por edhe të marrë peng nga Kryeministri Rama me anë të rryshfeteve dhe lidhjeve nepotike, derisa ambasadorja e BE hetohet nga OLAF edhe për shpërdorim fondesh, por edhe për lidhje nepotike me kryeministrin Rama.

Atëhere:

-Kush do ta ndalojë kryeministrin Rama, që të mos manipulojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017?

Administrata Zgjedhore, me KQZ, me Kolegjin Zgjedhor, KZAZ, ZAZ, etj janë tërësisht shtojca të Partisë Socialiste, derisa shumic e anëtrëve të saj janë militantë socialistë, të cilët janë të punësuar në Shtet nga kryeministri Rama.

Kryeministri Rama, me korrupsionin 4 vjeçar të qeverisjes, me kanabilizimin e Shqipërisë, tashmë ka një fond të fuqishëm financiar, i cili do të financojë fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare.

Media në Shqipëri, kanalet televizive dhe gazetat janë tërësisht në paralizuara dhe në shërbim të kryeministrit Rama.

Madje, manipulimi i oponionit publik në Shqipëri nga misionarët  DHE MERCENARËT e medias në shërbim të Kryeminsitrit Rama, shkon deri aty, saqë kanë filluar të papagallojnë, se Shqipërisë I duhet të qeverisë edhe për 4 vjet sërish kryeministri Rama, për të konkretizuar reformat e marra. Ndërkohë, që në 4 vjetët e qeverisjes së deritanishme kryeministri Rama nuk ka konkretizuar ASNJË REFORMË, përveçse ka dhënë pasurinë e Shqipërisë me qindra koncensione aspakt transparente. Gjenerata e Rilindjes Socialiste:
1. Korrupsion
2. Servilizëm
3. Bashkëpunim me Krimin!

Vetëm në Gjeneratën e Rilindjes Socialiste të Kryeministrit Rama ndodh që deputeti socialist në 2 vjet të blejë aksione bankare 1 milionë euro dhe kryeministri Rama të jetë Imuniteti Politik i MOSHETIMIT të këtij korrupsioni!!!

Ndaj, edhe procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jetë një ALIBI ZGJEDHORE e kryeministrit Rama, për të themeluat tashmë Monarkinë e tij Absolute!!!

Shqiptarë, shikoni se çfarë ndodh tani në Rumani. Edhe pse Rumania është anëtare e BE-së, atje qeveria socialiste, e sponsorizuar nga Soros, AAKUZOHET nga qytetarët për KORRUPSION.

Qytetarët Rumunë janë me ditë të tëra në PROTESTA POPULLORE, duke kërkuar RËËZIMIN E QEVERISË SË KORRUPTUAR! Qytetarët rumunë e kanë kuptuar standartin demokratik: Qeveritë e korruptuara rrëzohen nga Pusht-eti vetëm me protesta popullore, ngaqë këto qeveri të korruptuara i korruptojë edhe votat!!!

PO SHQIPTARËT?

Presin dhe shpresojnë që kryeministri Rama të luftojë korrupsionin me reformën në drejtësi, ndërkohë, që ….

NUMËROJNË SA MILIARDERË – DEPUTETË
BËRI GJENERATA E RILINDJES SOCIALISTE?

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*