Ra ora për betejën anti Establishmentit! Nga Armir SHKURTI

“Gju më gju me popullin” tani ka rilindur me emrin “dëgjesa publike”. Me modelin Mehmet Shehu kryeministri i sotëm bredh nëpër Shqipëri e pyet hallkun se ku i dhemb e ku i djeg, duke mos kursyer as ndonjë kurban, siç ndodhi me ALUIZNI-n e Beratit.

Ky akt populist bolshevik nuk është se s’bën efekt. Kënaqen ata që janë mësuar të ngopen me garuzhden bosh. “Ja, erdhi e i dëgjoi hallet! Na begenisi”! “E pe more? Një të ankuar ajo nëna nga Berati dhe jo verëm shkarkoi drejtorin por edhe shkriu ALUIZNI-n” e të tjera si këto qarkullojnë si legjenda nga jugu në veri.

Në fakt dëgjesat gju më gju me popullin s’janë tjetër gjë veç manifestimi i arrogancës së pushtetit absolut që ka arritur për veten e tij Edi Rama dhe shoèrfillje e çdo institucioni.

Ke një hall? Të është bërë një padrejtësi? Nuk gjen zgjidhje gjëkundi? Shkruaji Edi Ramës! As gjykatave, as ministrave, as deputetëve, as kryetarëve të bashkive. Vetëm Perëndisë! Një është që ta zgjidh dhe ky quhet Edi Rama. Pak a shumë këtë mesazh po pèrforcon përditë me dëgjesat.

Natyrisht, tek ka fshirë të gjithë, nuk e ka patur të zorrshme ta bëjë edhe me opozitën. Këtë e ka zëvendësuar me “dëgjuesit”. Ku ka më të mirë se demokracia e drejtpërdrejtë, apo siç thoshte Enveri: ” Ç’ do populli bën Partia, ç’thotë Partia bën populli”. Në rilindje termin “partia” e kemi zëvendësuar me “Edi” dhe jemi në rregull. Ç’u dashka pra një a disa parti të opozitës kur opozitën e bën drejtpërdrejtë hallexhiu? Dhe Rama po jep mesazhin se “po! Këtë që e vuan vèrtet hallin po! Këtë e dëgjoj me shumë respekt dhe ia zgjidh. UNË”!

Manifestimi i këtij modeli është praktikisht vdekja e shtetit. Një përqëndrim totalitarist i pushtetit në një dorë të vetme duke zhvleftësuar çdo pushtet tjetër a institucion demokratik. Me apatinë e saj opozita po ndihmon me ose pa dashje në legjitimimin e kësat formule.

Sot praktikisht është pjekur plotësisht Establishmenti. Si në asnjë vend tjetër, të gjithë janë bashkë, përqëndruar në një dorë të vogël, që kontrollon gjithë sistemin: ekonomik në rradhë të parë, natyrisht atë politik, mediat dhe opinionin publik etj.

Në fakt në Shqipëri ekziston një forcë e konsiderueshme politike antiestablishment dhe një elektorat po aq i konsiderueshëm: VOTA KUNDËR! Si kurrë më parë në këto zgjedhje aktorë të ndryshëm politikë u kèrkuan shqiptarëve t’i vendosin kryq votës për të shprehur refuzimin ndaj Establishmentit. Përgjigjja në fakt erdhi begasuese. Kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë vota të shprehura kundër të gjithëve, nga ato që Establishmenti i konsideron “të pavlefshme”

“Të pavlefshmit” këtë herë janë shprehur politikisht kundër këtij Establishmenti, kundër teatrit të pushtetit me pushtetin, të opozitës me opozitarizmin dhe të gjithëve me njëri tjetrin. Pra elektorati që iu përgjigj thirrjes është. Modeli antiEstablishment? Po, edhe ai erdhi i gatshëm nga SHBA, i udhëhequr nga zoti Trump. Mbetet vetëm të nisë veprimi.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*