Rama e Veliaj hapën digat në Tiranë për interes të oligarkëve të Sigurimit? Ja kronologjia

Më shumë se një javë më parë, një meteorolog me shumë emër në Greqi paralajmëroi mot shumë të keq dhe përmbytje në Greqi e në Shqipëri, duke u tërhequr vëmendjen shqiptarëve të shmangin udhëtimet drejt atdheut për shkak të përmbytjeve të pritshme. Ndërsa në Shqipëri shteti heshti frikshëm, deri një ditë para, kur njoftoi për mot të keq e përmbytje, por pa paraqitur një plan masash dhe paralajmërime të popullsisë dhe zonave specifike.
Të enjten e kaluar, kur rrugët po përmbyteshin dhe uji vërshonte në autostradën Tiranë – Durrës, kamerat e televizioneve transmetonin LIVE makina që hynin nëpër korsi në mënyrën më arbsurde, duke ngecur të bllokuara.
Pak orë më vonë, kur e gjithë rruga qe e mbushur me makina që prisnin për orë të tëra…..hapen, PA PARALAJMËRIM rezervuaret në kodrat rreth autostradës dhe , siç dëshmojnë gazetarët e pranishëm në terren, nga 10 cm , uji arriti në pak çaste në rreth 1 metër! U përmbyt zona më e urbanizuar e Shqipërisë dhe nuk u përmbyt Shkodra? Nuk u përmbyt Lezha, Torovica e së cilës është 12 metra nën nivelin e detit???
Pra le të fokusohemi tek rezervuaret mbi City Park, tek mosnjoftimi i bizneseve dhe udhëtarëve për katastrofën, vërshimi i papritur i ujit dhe lënia në rrezik jete që qindra njerëzve të bllokuar në makinat e tyre pranë Qafë Kasharit
Të nesërmen, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe ajo e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nuk shkuan as në Lushnje, as në Vlorë, as në Fier, por….NË AUTOSTRADËN TIRANË – DURRËS!! Natyrisht aty shkuan edhe kamerat, që transmetonin katastrofën ekonomike shkaktuar bizneseve dhe familjeve. Natyrisht, krim perefekt  nuk ka! Për të mbuluar atë që bënë, rilindorët nxorrën një prokuror që na “siguroi” se do të hetohet për shkaktarët , nëse ka, të kësaj përmbytjeje….
..DHE PIKËRISHT KËTU NA DOLI TEZA SE DUHET SIGURIMI I DETYRUESHËM I PRONËS! Në fillim Fatmir Xhafa që i hakërrehej një biznesmeni: “Mirë shteti, po ti, ti ç’ke bërë për të siguruar biznesin tënd”?! E pas tij edhe kryeministri që i mëshoi “sigurimit të detyrueshëm”
A mundet prokuroria të hetojë sot këto fakte dhe lidhjet mes tyre dhe shfrytëzimin e katastrofës (edhe në mos qoftë e “ndihmuar” nga dora e pushtetit) në favor të oligarkisë, për të pasuruar kompanitë e sigurimeve duke shtrënguar shqiptarët të paguajnë?
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*