Rama me 74 deputetë ia futi padashje Bashës. EDITORIAL

Nuk do të qe bërë nami i zi në PD sikur Rama të mos kish marrë mbi 71 deputetë dhe timonin bashkë me tavën.

Pas marrëveshjes dhe asaj kinse teknike qeveri, opinioni edhe brenda PD – së, u përgatit për bashkëqeverisje me PS pas zgjedhjeve. Ca u thartuan, ca bënë sikur u thartuan, por butë – butë po mësoheshim të gjithë. Nga kjo formulë ne paralajmëruam shumë herët që Basha po punon për një rezultat sa më të dobët, me qëllim që bashkëqeverisja me Ramën të kishte kuptim.  Pra nëse Rilindja bënte gjashtëdhjetë e ca dhe Basha kaq sa tani, kishte pak nur e shumë kuptim koalicioni PS – PD, pasi Rama nuk do të kish numrat që të qeveriste vetëm dhe se marrëveshja “i dha provat para zgjedhjeve” ndaj mund të funksiononte edhe pas.

Mirëpo 74 mandatet e Ramës dhe timoni vetëm, që ai e kèrkoi me aq ngulm në fushatë, kanë prishur ekuacionin dhe kanë nxjerrë zbathur Bashën. Veç tij, të gjithë të tjerët në garë, PS, LSI, PDIU, madje edhe PSD, dolën mirë. Ndaj dhe të gjithë i janë kthyer atij, si ata që e mbrojnë ashtu edhe ata që i kërkojnë dorëheqjen. Zëra që s’dihet nga dalin, pëshpërisin se “në shtator do ta thërrasë Rama në qeveri Bashën, dëgjo mua”! Në e bën Pi Ari i Bashës, të jeni të sigurtë se është më acaruese se çdo intrigë tjetër, pasi edhe nëse kjo ndodh, është mëshirë dhe bashkim artificial, ngaqë Edi Rama nuk ka asnjë nevojë për dikë në qeveri.

Nga mënyra si shkuan punët duket se Rama e ka patur Plan B këtë me Bashën, pra bashkëqeverisjen. Ka punuar për të marrë mbi 71 deputetë, por ka siguruar veten edhe nëse nuk do ta realizonte objektivin e parë. Nga ana tjetër po duket se Bashës ia ka garantuar mbështetjen Bashës gjithësesi. Le të kujtojmë se ajo fitore befasuese e PS kaloi mamzhurmë e bujë, me një miting të vakët në Tiranë. Apo dje, në një festim të PS të kryeqytetit, u larguan kamerat dhe mediat. Pse? Për të mos bërë bujë e ndezur gjakrat e atyre që janë të zemëruar me Bashën!

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*