Rama – Meta? “”It’s the economy, stupid””. Nga Armir SHKURTI

Ndiq paranë – thotë FBI në Amerikë. Për të kuptuar motivet e një krimi, ndiq paranë. Ajo është motivi. E kemi parë nga të gjitha anët politikën, kemi analizuar deklaratat, takimet, daljet dhe mosdaljet në televizor. Por kemi harruar kryesoren: PARANË!

Me sukses Edi Rama ka realizuar rrotacionin e biznesit duke marrë nën kontroll shumicën e  ekonomisë e vendit. Që ta mbyllë ciklin e të marrë kontrollin e plotë të gjithçkaje  i duhet edhe drejtësia. Duket sikur reforma në drejtësi është një gjë e mirë, por në thelb s’është veçse kalimi i  pushteti gjyqsor të pavarur, të cilësuar “i korruptuar” në duart e pushtetit të korruptuar politik.

Ngutjet dhe presioni që vettingu të bëhet sa më shpejt, arroganca e Lu-së sot, ngacmimet e tanishme me Metën nuk janë veçse stresi i përfundimit sa më shpejt të kapjes përfundimtare të gjithë pushteteve , ose thënë ndryshe instalimi i totalitarizmit të Ramës.

Nuk duhet marrë me shaka deklarata e Erion Braçes dje për briskun që duhet të marrë PD-ja deri në 2024. Ky është qëllimi. Xhorxh Oruell tek libri 1984 thotë se për ta nuk është e rëndësishme paraja por pushteti. Me pushtet absolut, në një vend me demokraci gjysmake, është e lehtë fare të bësh çdo gjë, duke nisur nga paratë.

Për fatin tonë të keq, kapja e drejtësisë nuk është shumë larg….përveçse nëse ndodh ndonjë deux ex machina. Më shkoqur; nëse një ditë, siç ndodhi me këtë kryeministrin e Australisë sot, “i bie Trump telefonit….”. Për fatin tonë gjithashtu të keq, ne nuk kemi betejë me një individ, se këtë e kishin përzënë me pështymë shqiptarët. Kemi të bëjmë me një perandori, që quhet George Soros. Ai e ka pasurinë sa 3-4 herë buxheti i Shqipërisë dhe rrjet në gjithë botën. Ky njeri po vazhdon përpjekjet për të destabilizuar superfuqinë , SHBA. Tek ne, përmes satrapit Rama e të tjerëve, po e zbaton me sukses projektin e tij. Shqipëria përditë e më pak është e shqiptarëve dhe po vazhdoi kështu, ne do jemi thjesht emigrantë në vendin tonë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*