“Rama përdori Sorosin” – alibi e atyre që kanë gëlltitur çorbën. EDITORIAL

Nuk ka fund maskarallëku në këtë vend! Deri para dy muajsh, përveç nja dy përmendjeje publike  prej Berishës dhe Metës, askush tjetër në politikë nuk e zinte me gojë spekulantin globalist George Soros për lidhjet e tij me politikën shqiptare.

Pasi spekulanti u denoncua nga presidenti i ri Donald Trump deri edhe si rrezik për sigurinë kombëtare, papritur Xhorxhi na u bë personazh.

Varianti më i fundit për lidhjet e tij me politikën shqiptare është se… EDI RAMA E PASKËSH PËRDORUR ATË!!!!

Mendoni një multimiliarder që ka sjellë vërdallë bursën e Londrës, që ka të vërtetuar ndërhyrjen në konfliktin Rusi – Ukrainë, në Gjeorgji, që është shpallur i padëshirueshëm nga Kina dhe Rusia, që u quajt autor i “revolucionit mavi” në SHBA pas fitores së Trump…qenkësh përdorur nga një bythgrisur si Edi Rama?!

Spekulanti ka blerë xhaba fare plot nga njerëzit me shkollë të këtij vendi. Dikush ka marrë projekt, dikush rrogë, dikush bursë studimi, dikush sponsorizim…. Që para se presidenti Donald Trump të artikulonte fajsinë e Sorosit, masivisht shqiptarës po e identifikonin atë si të keqen e këtij vendi, si çifligarin e Shqipërisë, të cilën e kontrollon përmes kryeqehajait Edi Rama e hyzmetçinjve të tjerë të depërtuar nëpër qelizat e shtetit. Tashmë këta që kanë gëlltitur lugën e çorbës së Xhorxhit nuk kanë më qejf të identifikohet si i keq ai, se për rrjedhim ashtu dalin edhe ata. Prandaj alibia më e mirë është sofizmi: Soros nuk është i keq, por e ka përdorur I KEQI Rama.

Nëse vini re gjuhën që përdoret nëpër televizione, as që bëhet fjalë ta quajë njeri spekulant miliarderin. Shih lajmet ku thuhet; “bamirësi” “filantropi” “miliarderi” “biznesmeni” por kurrsesi SPEKULANTI,  që në fakt është emri i tij i vërtetë. Nuk përmendet gjithashtu as fakti që ky “filantrop” është mbështetës i së majtës dhe lëvizjeve majtiste.

Nga këta që Soros “i ka bo rob” ka sa të duash si në PD ashtu edhe në PS. Këta janë të parët që kanë interes ta tjetërsojnë figurën e spekulantit dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare. Mirëpo, nëse heq faktorin “Soros” shumë dukuri të 3 viteve të fundit nuk kanë shpjegim të arsyeshëm. As prepotenca e Ramës, as totalitarizmi i tij, as kapja e gjithë pushteteve sipas doktrinës Soros, as heshtja legjendare e opozitës, as pasiviteti  i shoqërisë civile, shuarja e protestave etj. Mirëpo ndërhyrja e spekulantit në politikën tonë është vërtetuar prej kohësh. Ndikimi i tij në politikën e SHBA ndaj Shqipërisë, po ashtu.

Sot e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë. Soros ka bërë politikën e Shqipërisë me satrapin e tij Edi Rama dhe kukullat e tjera ruse. Ky është realiteti. Çdo sofizëm tjetër është kamerdare shpëtimi për këdo që ka gëlltitur çorbën…

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Gjithmone te vertetat e medha, per me teper, te vertetat dramatike, duhet te tregohen thjesht, qarte, si shkrimi ne fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*