Rama s’ka banjo por lyp bidé. Nga Nard NDOKA

Rama në Stamboll, i kerkon Erdoganit lira turke per ndertimin e aeroportit!
Njesoj si me lyp kos te “magjypi”!

Rama deshtoi me qeverisjen e tij katervjeçare; ne ekonomi, infrastrukture, shendetesi, arsim, bujqesi, rend, e kudo tjeter!

Mbas kater viteve qeverisje, flet akoma si opozitar dhe po kerkon edhe dy mandate te tjera per te vazhduar ato qe nuk i nisi kurrë!

I vetmi investim ‘strategjik’, lugomarja e fameshme, qe është filluar dhe shpresojme te perfundoje, qe mos t’kete alibi per te kerkuar perseri voten e Vlonjateve!
Per kater vite nuk nisi asgje dhe nuk perfundoi asgje nga ato qe qeveria e Berishes kishte nisur dhe vota e qytetarve ja la ne mes; rruga e kombit, hyrja e tunelit te Elbasanit, rruga e Arberit dhe shume investime te tjera.

Vendi kerkon mendje dhe nderhyrje me mend, ky kryeqeveritar, merret me sheshe urbane, njesoj si nje Zot shtepie, qe nuk ka guzhine fare, dhoma e gjumit nuk ka dyshek e jorgan, pa televizor e ngrohje dhe ky i vendos banjos bide!

Ky Zot Shqiperie, kur populli i tij nuk ka pune, zhytet çdo dite ne varferi, emigron, vuan, drobitet, humb besimin per te jetuar, ndersa Zoti i Shqiperise merret me hallin e Ballkanit, darkon me Thaçin në Prishtine dhe i shpall lufte Serbise, drekon ne Stamboll dhe i puth tajaren Erdoganit!

Erdogani nje lider problematik me te drejtat e njeriut, medias, pakicave dhe me popullin e vet, te cilit i marrin aeroportin shtetror me grushtshteti, Zoti i Shqiperise tone, i kerkon te ndertoje aeroport ne Vlore, Tepelene, Qiparo e Divjake dhe nalla per qeverine!

Njesoj si te kerkosh kos te magjypi, kur ai nuk ka as bukë!

Fushata ka filluar, mashtrimet nuk do kene te sosur, investime me projekte miliardash, qe shfaqen vetem ne monitor duke genjyer veten dhe popullin e tij!

Sa turp, sa rende per ta besuar dhe duruar akoma më shumë!

Zgjohu popull opozitar, 18 Shkurti, është nje prove dhe mundesi per të gjithë!

 

(marrë nga faqja e facebook-ut të deputetit Nard Ndoka, me lejen e tij)

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*