Rama spekuloi me fjalët e Lu për Tahirin. Nga Fatmir HOXHA*

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate nje pritje te organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 15 vjetorit te Avokatit te Populli./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a reception at the Palace of Brigades organized on the occasion of the 15th anniversary of the Ombudsman.

“Faleminderit Don🖐Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre🇦🇱🇺🇸 ” – Ky është manipulimi i ndyrë që Edi Rama, si zakonisht, i bën opionionit publik, për të krijuar përshtypjen se Ambasadori i SHBA (për rrjedhim Amerika!) “na mbështet”. Pra është në krahun e rindorëve!

Javën e kaluar Sajmir Tahiri , në Opinion, për këtë ambasador tha: “Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete.

Ky ambasador sot ka thënë krejt tjetër gjë nga ajo që Rama do. Ka thënë se duhet reagim qytetar! ” Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ju si drejtues të shoqërisë civile (…) të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadori i SHBA na kujton në fjalën e tij se ne i kemi dhënë votën këtyre dhe se nëse është fajtor, Tahiri DUHET TË PËR BALLET ME DREJTËSINË!

Këtë ka thënë Donald Lu. Por drejtori i ERTV ka shkëputur për show togfjalëshin “gjyqe komuniste”, për të krijuar asociacion me gjoja padrejtësinë që po i bëhet Saimir Tahirit. “Rastësisht” dje ka folur për Zërin e Amerikën edhe Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në parim, për rajonin, duke thënë: “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.”

A është pra Prokuroria Shqiptare ajo që bën “gjyqe komuniste” apo është biri i një familjeje komuniste, në kuptimin kriminal të kësaj fjale, që devijon mesazhin?

Natyrisht ajo që u quajt “Reforma në Drejtësi” ka investimin e jashtëzakonshëm të SHBA dhe përfshirjen shumë personale edhe të Ambasadorit Donald Lu. A ka prodhuar kjo reformë “gjyqe komuniste” apo praktika të ngjashme? Ndoshta Departamenti Amerikan i Shtetit do ta sqarojë shumë shpejt , shumë më qartë!

*Fatmir Hoxha – kryetar i PDM – e re

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*