Reagon Genc Muça: Cila është e vërteta ime dhe kush janë armiqtë e mi!

Me habi, çudi, dhembje e trishtim lexova fillimisht në një portal dhe më pas edhe në shumë e shumë prej tyre, një shkrim investigativ që më kishte mua si personazh kryesor. Herën e parë më ngjau si shaka, herën e dytë si diçka serioze që nuk bën për të qeshur as viktimën, subjekt të shkrimit dhe as lexuesin që merr si ushqim, një gjellë të helmuar. Së paku nga padija sepse afroj gjithë mirëkuptimin tim për të thënë, që besoj se nuk është bërë nga ligësia.
Në shkrimin e hartuar nga një dorë profesionisti dhe me shumë mundësi, edhe parë nga sy të tillë, kishte dy pika kryesore. E para që unë jam i dënuar për fallsifikim dhe e dyta që nuk kam diplomën e universitetit.
Për rastin e parë. Nëntë vjet më parë kam gabuar dhe kam marrë një dënim me gjobë sepse kam dhënë një çertifikatë për njohjen e gjuhës italiane. E bëra sepse dikush më kërkoi nder për dikë që as e njihja dhe as e njoh edhe sot e gjithë ditën. Nuk e deklarova një detaj të tillë në formularin e dekriminalizimit sepse juristët me të cilët u konsultova më thanë se një figurë e tillë “krimi” nuk është paraparë në këtë ligj. Këtë gjë bëra! DAP ka marrë dijeni për një fakt të tillë dhe prokuroria ka nisur një hetim, i cili është ende në vijimësi. Dajla e këtij lajmi me koment është nxjerrje e sekretit hetimor, por ky detaj nuk më trishton mua dhe as shton ndonjë faj më shumë tek ata që e nxorrën.

Ndersa lidhur me diplomen une kam mbaruar studimet 1993-1997 dhe jam diplomuar me diplome Universitare nga Fakulteti I Gjuheve te Huaja dega Anglsiht pas perfunsimeve me sukses të studimeve! Bashkengjitur diploma! Kjo tregon  edhe njehere baltosjen e felliqur të cilen e perbuz me neveri!

received_10154661732331760


 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*