Replika Enkel Demi me Nikollaq Neranxin dhe, nga anon racionaliteti sipas meje! Nga Artur NURA

Tek Çadra e protestës qe ka organizuar opozita ne mes te zyrës se Kryeministrit Edi Rama dhe asaj te krye-parlamentarit Ilir Meta, opozita e kryesuar nga Lulzim Basha fton grupe te ndryshme interesi qe pranojnë te bëhen pjese e projektit te saj opozitar.

Para disa ditës edhe një grup përfaqësuesish te Himarës me ne krye, siç është bere zakon tashme, ishte biznesmeni himarjot Nikollaq Neranxi u bene pjese e asaj proteste te opozitës.

Zgjedhja ne Demokraci është e lire dhe ky grup qytetaresh Himarjote, i cili se fundi i është kundervene një projekti konkret te qeverise Rama i cili do t’u prishte ne mënyre arbitrare pronat e tyre te trashëguara dhe te pa-certifikuara akoma nga shteti. Ky Komunitet, edhe për shkak te ligjit 7501, por edhe prej kompleksitetit specifik qe ka Himara, e gjen veten krejt natyrshëm me pranë pozicionit politik te opozitës dhe drejtuesit te saj Luzlim Basha i cili po e mbështet publikisht kauzën e tyre.

Ne Himarë ka patur ne vazhdimësi grupe interesi te cilët mund te konturohen si nacionaliste shqiptare, apo nacionaliste greke duke e ngarkuar kështu me pa drejte situatën Himarjote ne atë pjese te vogël por shume te bukur dhe turistike te Shqipërisë.

Ne te gjitha herët, këto grupe nacionaliste pervec se kane tensionuar situatën, ato janë keq-përdorur ne vazhdimësi për interesa elektorale partiake, si djathtas ashtu edhe majtas, si nga Tirana e për fat te keq po ashtu edhe Athina!

Por, fqinjët tanë historikisht kur kane gjetur sheh, kane bere përshesh, përderisa ja u kemi ofruar ne shqiptaret me duart tona! Por, ne rastin e këtij grupit Himarjot me ne krye Nikollaq Neranxin, persa unë e kam ndjekur ne mënyre racionale dhe profesionale, ata me rezultojnë përfaqësues te grupit te interesi me racional ne Himarë. Ata nuk bejne aspak pjese ne dy grupet e sipër cituara dhe, ata pa i dhëne dimension etnik rastit te Himares, kerkojne vetëm te mbrojnë pronën e tyre dhe te njeri tjetrit me sens europian Komuniteti.

Ata qe duan ti japin edhe këtij grupi dimension etnik, unë besoj se qartazi qe nuk e kane ndjekur nga afër rastin e Himares, ose ne te kundërt duan ta keqpërdorin si te tjerët atë, për interesa te caktuara partiake dhe aspak parimore!

Kolegu Enkel Demi me opinion partiak?!

Edhe kolegu Enkel Demi nëpërmjet një artikulli ne 27.al, sipas meje e keqinterpreton performancen e këtij grupi interesi te Himares dhe vecanerisht biznesmenin e njohur Nikollaq Neranxi.

Ai e pergjitheson rastin e Himares me shume raste te tjera arbitrare ne Shqipëri dhe, sipas Kelit, meqë atyre te terjeve nuk u është respektuar e drejta e pronesise, perse duhet respektuar e drejta e Himarjoteve!?

Ne fakt edhe pse nuk e thotë, kolegu Çam Enkel Demi dëshiron te thotë qe meqenëse ne Çamet nuk i kemi marre akoma pronat tona ne Greqi, perse duhet ti gezojne këta minoritaret greke te Shqipërisë ato?!

Pra dukshëm, inatin ndaj Athinës zyrtare mund edhe tua hedh “padashur” minoritareve greke! Nje qasje e tille është padyshim gabuar dhe nuk çon askund! Per me tepër, shenjestron gabimisht!

Edhe unë si Keli e di qe Nikollaq Neranxi është përfaqësues I Komunitetit grek ne Shqipëri, por nuk e kam hasur kurrë një deklarate te tij qe te ma konfirmoje këtë gjë. Edhe ne te gjitha qëndrimet e tij publike nuk kam mundur te shquaj një qëndrim te tij ekstremist greko-fil apo ekstremist anti shqiptar!

Ne vëmendjen time, ai ka mbrojtur sipas menyres se tij pronat e familjes dhe ato te ngjashmeve te tij ne Himarë. Neranxi ka kërkuar ne vazhdimësi te mos I japë dimension etnik rastit te Himares dhe ka qene kundër qeverise Berisha për projekte te ngjashme me këto te qeverise Rama ne Himarë.

Ai dhe himarjotet qe e mbështesin atë dhe qe nuk janë te pakte, kerkojne ne vazhdimësi paisjen e tyre me certifikata pronësie dhe pastaj te negociohet me ta për çdo projekt te mundshëm.

Kauza Çame dhe pakica greke ne Shqipëri

Sic e di edhe kolegu Enkel Demi, unë jam njeri prej individëve qe i sugjeroi Komunitetit Çam organizimin e tij ne parti politike për te punuar drejt realizimit te Amanetit te te pareve te tyre dhe realizimit te endrres per kthim ne trojet e shtepite e tyre nga ku janë dëbuar me dhune dhe pa te drejte!

Por unë, si atehere kur edhe me kontributin tim, Çamet u organizuan ne parti politike dhe u priten zyrtarisht nga përfaqësues te rëndësishëm evropiane dhe kur për here te pare, u njoh Ceshtja Çame nga autoriteti me i larte për Politike te Jashtme ne BE, besoj se komuniteti Çam dhe pakica greke ne Shqipëri janë dhe duhet te jene vetëm ura lidhëse qe ndihmojnë forcimin e marrëdhënieve midis te dy vendeve fqinje.

Vetëm kështu mund te gjenden aleate te kësaj Kauze te Drejte ne Perëndim dhe jo ne Lindje! Te krahasosh pakicën greke me segmente te caktuara ne Greqi dhe, ta njësosh pjesën me te mire te saj, e cila është e barabarte me ne shqiptaret edhe ne origjine kundrejt shteti shqiptar, me pjesën me radikale te saj, sigurisht mund ti beje nder një partie te caktuar, por kurrsesi Kauzës Çame dhe aq me pak profesionalizmit te një kolegu me eksperienca për tu patur zili.

PS: Statusi i sotem ne Facebook i Nikollaq Nernaxit:

Enkel Demi, e kuptoj sekelldine e madhe qe te ka kapur per te patur patjeter nje sherr me mua duke ma permendur emrin ne shume shkrime, pa te cenuar kurre ne asgje, por e ke kot vella! Nuk hyn ne shijet e mia per sherr. Himariotet po protestojne sepse po grabiten. Natyrisht se si do protestojme, nuk do te marrim leje ty! E di qe deshiron ti orientosh problematikat aty ku te intereson dhe mundesisht te gjesh armiq aty ku nuk ka, me qellim qe te nxisesh urrejtje dhe percarje, por une dhe komuniteti nga ku e kam prejardhjen, kemi program tjeter nga ti. Prandaj sic thote dhe kryeministri yne, qente le te lehin, himariotet do ecin perpara dhe nuk do lene askend t’ju grabise pronat dhe t’ju tjetersoje historine!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*