Replike e detyruar me kryeministrin e droguar. Nga Bislim AHMETAJ*

Edi Rama është I njohur prej dreqit dhe të birit për deklaratat dhe veprimet e tij të papërgjegjshme. Megjithatë ja ka dalë si mos më mirë si asnjë sundimtarë tjetër në Shqipëri të kapë majat e pushtetit pa i hy therrë në këmbë. Po të mos ishte kryeministër i vendit as që do më shkonte mendja me i lodhë gishtat dhe me ju ra në qafë shkronjave mbi tastier për ti kthye përgjigje një njëriu të mbytur ne vese dhe përversitete. Nga New Jorku ku paska shkue me shitë shkarravina paska deklarue; “Studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë”.

Unë nuk e ndjek aktivitetin e tij artistik pasi sa c’është piktor Edi rama janë të gjithë fëmijët e botës që marrin lapsa dhe bojna herë uji dhe herë vaji dhe shkarravisin mbi letra të bardha, dhe prindërit e tyre jua ekspozojnë nëpër muret e shtëpisë duke u lumturuar nga “talenti” i tyre. Ekspozita të ngjashme me ato të Edi Ramës kam parë në disa institucione publike parashkollore në Japoni, ku cdo vizë që hidhnin fëmijët mbi letra jua ekspozonin si vepra arti , me qëllimin e bukur për ti stimualuar në rrugën e talentit. Këtë e bejnë edhe nëpër kopshtet tona por jo me aq zell sa nw Japoni. Por sipas disa informacioneve që nuk i kam vetëm unë këto njolla boje të derdhura në mënyrë halucionante nga kryeminstri ynë nëpër ekspozitat e tij ndërkombëtare i blejnë më cmime të kripura klientet e koncensioneve të pasurisë tonë kombëtare si dhe sekserët e tenderave publike që organizon shteti shqiptarë. Kjo është kompania of-shore e kryeministrit tonë për të pastruar korrupsionin e tij dhe të ortakëvë në qeverisje.

S’do ta kisha marrë seriozishtë deklaratën e tij sikur ajo të mos vinte nga përtej oqeani ku vetëm pak muaj më parë kryeministri ynë në rrjetin televiziv CNN në ato pak minuta që ju dha mundësia të fliste për vendin e tij i harxhoj duke stigmatizuar me fyerje dhe denigrime njërin prej njerëzve më të suksesshëm të botës së biznesit. I cili para një jave u zgjodh Presidenti I vendit më të fuqishëm të botës, aleatit dhe partnerit tonë strategjik SHBA-ve.

Unë s’do ta merrja seriozisht deklaratën e tij në adresën tonë sepse ai na ka mësuar të mos e marrim seriozisht, pasi ai kur shkon në gjykatë dëshmon që djali s’është i tij, ndërsa kur del në fushata zgjedhore thotë të kundërtën. Kur shkon në kishën katolike thotë jam katolik, kur është në xhami bahet myslimanë, në kishën ortodokse ja lyp me thanë jam kristrian ortodoksë, prej lidhjeve më Sorosin që i ka siguruar nga lidhja në martesë të kushtëzuar kur shkonë në sinagogë thotë që jam hebre, kur rrinë në mjedise vetëranësh dhe komunistësh rreh gjoksin duke u mburrur që jam nipi I Spiro Kolekës, kur gjendët në rrethe të djathtish thotë që jam nip i Mbretit Zog (sipas Kastriot Myftarajt). Kur del lakuriq me kërpesh të kapur për dore prej shoqeve që jua ka shpërnda shokëve të kabinetit nëpër plazhe publike deklaron se njërëzia ishin larg dhe s’ishin shumë. A mund të merret seriozisht një tip I tillë sikur të mos ishte kryeministri i vendit?!
Në deklaratën tuaj për ne studentët e Dhjetorit 90-të ka dicka shumë të vertetë; Ne këmi qënë realisht të dehur nga aroma e lirisë dhe demokracisë që vinte nga rënja e diktaturave në lindje. Na kishte dehur shembja e Murit të Berlinit, na kishte dehur clirimi prej diktature i Hungarezeve, i Cekëve, i Rumunëve. Ishte koha kur ti po eglendiseshe nëpër Greqi më një bursë shteti i dërguar si djali i babait që kishte nënshkruar varjen e poetit disident Havzi Nela vetëm një vit më parë se të binte muri që na kishte dehur ne.
Ishte koha kur ti edhe pse i kthyer me vones në kompensim të kohës së humbur ulërisje pranë stadiumit Qemal Stafa (që e prishe para pak muajsh ndoshta edhe për këtë arësye) ; Të gjithë komunistet të varen në litarë. Ishte koha kur të përshpëriste ne vesh Ramizi për të marrë capital politik dhe për tu zgjedhur diku në partinë që e gjete të krijuar. Nuk ja arrite me PD-në ju turre PS-së . Te partia e baballarëve ja dole vecse e ke bërë atë parti “si gosti ujqërish të uritur”.

Ne ishim vertetë të dehur nga aroma e lirisë dhe demokracisë në atë Dhjetor të 90-tës por ju dhe trashëgimnia juaj e keni kalbë atë aromë lirie e keni ndryshkë demokracinë e brishtë që solli ai dhjetor, I keni varfëruar shqiptarët njëlloj si Adil Carcani, I keni bërë ata të ikin prej vendit të tyre si 26 vite më parë.
Për fund dua t’jua bëj me dije zoti kryeministër I varfërimit të shqiptarëve që nuk ke lanë grup interesi në Shqipëri pa fyer e nëpërkëmbur, me ne brezin e studentëve të 90-ës e paske lënë për në fund , ndoshta për të nënshkruar fundin tënd.
Ne mund të jemi të zhgënjyer dhe të tradhëtuar nga hajnat e lirisë dhe nga hijenat e demokracisë në vendit tone, por të sigurojmë ty dhe gjithë lakuninw twndw që jemi aq të frymëzuar dhe të inkurajuar nga fitorja e atij që ti e quajte “turpin e civilizimit perendimor” sa larg na duket dhjetori me të pa duke i ngarkue pikturat e tua për Serbi te miku yt i turpit, kryeministri me buzë të kuqe Aleksandër Vucic.

*Kryetar i GRUPIMIT “Dhjetor 90”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Te falenderoje!
    Ky shkrim e pershkerim i se Vertetes eshte Autopsia e Edi Rames.
    Shtypi i shkruar dhe Ai belektronik i sherben Qytetareve Shqiptar dhe Demokracise duke e vendosur dhe publikuar cdo dite ne Lajmin Kryesor deri ne largimin e kesaj”Lengate Perverse Edi Rama” e “pagezuar” me emerin “Rilindja e PP”
    Eshte koha per tu BASHKUAR cdo qytetar i ketije Vendi qe do e respekton vlerat e lirise e DEMOKRACISE ne nje FRONT -kunder “Pervereseve” te defirmimit te Sistemit Demokratik duke ndertuar OLIGARKIN e Krimit, Korrupsionit, dhe te droges.
    “Mjeshterisht” me propagande demagogjike po e shesin ne tregun e brendeshem dhe te jashtetem “Shtet dhe Reforma Demokratike”
    Kjo eshte”loja” dhe fasada e mbeshtetur nga “SORROSISTET “.
    Kjo eshte DIKTATURA e Re dhe NE Qytetaret po e percjellim me naivitet.
    Koha kerkon “AKSION” veperues per te shpetuar LIRIN e DEMOKRACINE- Jeten TONE!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*