Republika e Re dhe Muci Nano. Nga Gerdi Xhanari

 

Po vjen Republika e Re, po vjen. Është  shumë afër, aq afër, sa na duket se po e prekim me dore. Po, po, biles po e ndjejme qe jemi perfshire te tere ne vetdeklarimin, si republikane te rinj. Kështu e bëjmë prezantimin tashme, te qete dhe te ngazellyer nga kenaqesia qe me ne fund, e gjetem vetveten. Na kishte lodhur etiketimi republikane te vjeter, biles na ishin bere xheloze edhe duartrokitesit e 11 janarit 1946, kur krijohej Republika e Pare. Domosdo, qe jane xheloze, se u kemi vjedhur mbiemrin. Pa kane filluar te na shohin venger edhe Dhjetoristet 90. Duken si te pavlere, meqe edhe ata ndjejne te tyren, qe kane krijuar nje Republike te Re, postdiktatoriale.

Por tashme Kryetari Basha, e shpalli Republiken e Re. Te domosdoshme, te nevojshme, cliruese. Nje republike, qe te funksionoje, pa shtet te kapur nga krimi, pa taksidare qeveritare qe rrjepin e vjedhin, pa marreveshje okulte me kriminele e te inkriminuar, pa te denuar qe te kollarisur, pozojne nga foltorja e Parlamentit, pa injorante dhe te pashkolluar, qe ne cdo xhep, pervecse parave te pista kane edhe nga nje diplome apo doktorature. Nje Republike te Re, pa pushtet te droges, pa ndrydhje mendimi, pa kapje mediash, pa padrejtesi, pa dhune, pa grabitje diten per diell te pasurive kombetare nen ngerdheshjen e nje kryeministri, pa qeshje me para, te nje ministri me shendetsi falas, pa harbuterine e nje kaubojsi qe me pisqolle ne dore, vendos rend ne tru te shpelare nga propaganda dhe mbjell “vdekje jeshile” ne cdo pellembe toke. Nje Republike, qe te vleresoje te aftin, te vleresoje virtytin, ti jape peshe drejtesise, te fshije mediokrin dhe sharlatanin, te zhduke hipokritin dhe servilin, te mposhte megallomanin dhe vleresoje te thjeshtin. Nje Republike, per tu sherbyer njerezve dhe jo detashmenteve vegjetues, qe tu shtrije doren popullit dhe jo dallaverexhijve te pushtetit. Nese kjo eshte Republika e Re, po. Kete Republike duam, kete zgjidhje metojme nga Lulzim Basha.

Por jo nje Republike te Re, ku njerezve u tregohet varferia, nga Republikane te Rinj cinike qe zbresin nga automjete 100000 euro, nga Republikane te Rinj, qe veshja e tyre kushton me shume sesa prodhimi vjetor i nje fshatari, qe ora e tyre eshte me shtrenjte sesa catia e shtepise se nje fukarai, qe “aventura”per te pare nje ndeshje europiane, nga nje Republikan i Ri, eshte dyfishi i kostos se nje operacioni per nje te semure te pamundur, qe nginja e tyre si derra ne restorante shik, turbullon stomakun e mijera lypesave te pa buke.

Nuk ka vend ne nje Republike te Re, per nje xhakete te vjeter te vitit te larget 1967, qe kthehet ne 1990, dhe arrnohet ne 2017 si republikan i Ri. Nuk ka vend ne nje Republike te Re, as per nje konsumator dhe mjeles te pashtershem pushteti gjate demokracise 27 vjecare, qe frytet e kleptokracise qe vet, na i shet per produkte te nje Republikani te Ri. Nuk ka vend ne nje Republike te Re as per rrobaqepes buzesh, dhe as per per shartues mendimesh. Nuk ka vend ne Republiken e Re, as per buratine truboshe, revolucionare kafenesh, gojeshthurur dhe medioker qe dijne te krijojne vetem like pa fund ne facebook  dhe te perserisin citate maoceduniane. Nuk ka vend per “skiftere” dhe yje ekranesh dhe spektaklesh, te pompuar aq sa jane te bindur se jane cudiberes dhe sherues te mbaruar. Dhe sidomos, nuk ka vend, per varrmihesit e fjales se lire, per varrmihesit e mendimit ndryshe, per zjarrvenesit e lirise se shprehjes. Me kete Republike te Re, me kete lloj republikani te ri, jo. Kurre asnjehere. Nese Republika e Re, do kete ne themelet e veta, idete dhe shpirtin e Dhjetorit 1990, clirimin unikal te lirise dhe varrosjen njehere e mire te urrejtjes dhe percmimit, vleresimin e merites dhe frymes liberale, himnizimin e te thjeshtit dhe te pamundurit, dhe varrosjen e Kultit, atehere miresevjen dhe qofshe e bardhe Republike e Re. Me kete Republike te Lulzim Bashes, po. Cdo ore, cdo minute, cdo sekonde

Po cfare lidhje ka Muc Nano me Republikene Re? Thjeshte, nese ai do te flase dhe do te degjohet, pa fyerje, pa ofendime, pa perbuzje ne Cadren e Lirise, kjo do te demostronte momentin e fillimit te Republikes se Re. Që ta ketë edhe këtë në cv Muçi, meqë ekran, skenë, portal, gazetë a foltore pa dalë. Ky dhe ca si ky, që janë zotër të ekranit dhe padronë të fjalës, mendimit dhe opinionit…Por ka një rradhë shumë të gjatë përpara tyre. A nuk e kemi përsëritur kudo ne, opozitarët, që ekranet i zotëron Rama dhe çdo zë kundër tij mbytet pa një pa dy? Ndër ata dhjetra a qindra demokratë që vijnë nga ana e anës për ta gdhirë tek Shtëpia e Lirisë, mirë është që ta marrë mikrofonin Muçi, Dritani e të tjerë. Por në rradhë. Një herë ata që po e mbajnë barrën e republikës së vjetër, arbitraritetit të rilindjes, luftës së re të klasave, pastaj , kush të dëshirojë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Po eshte e drejte ; Republike te Re nuk mundet te kete me germadha te vjetera ku jane varrosur protestuse per lirine e demokracine . Nuk ka si te ndertohet dicka e re me andera te vjetera qe nuk bejne gje tjeter vecse mbulojne krimet qe jane bere ne kete trazicion . Mafia berishjane nuk mundet te beje ndryshe vecse si ka bere deri me sote .

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*