Rexhep Shahu: Edhe Vuçiqi mendon si Arbana Xharra per Ramen e Berishen.

Edhe Vuçiqi, Nikoliqi e Tadiqi qe bekoi Ramen ne Shkoder ne martesen politike te 1 prillit me Meten, mendojne si Arbana Xharra per Edi Ramen e Sali Berishen.
Nderimi per Arbanen me ben t’i them se e din luga çfare ka vorba. Do te thote se e dime me mire ne ketu ne Shqiperi se kush i ka bere me shume deme Shqiperise, Sali Berisha apo Edi Rama.
Edhe pas vdekjes se te dyve, Berishes e Rames, kurre Edi Rama nuk ka me e fitue Sali Berishen ne Kosove. Kosova eshte mendim, enderr, mungese, dhimbje, vuajtje per Sali Berishen dhe per mua qe jemi linde e rrite ne kufi. Nuk te shpjegohet dot kjo ty se nuk eshte me te thene por me te ndjere. Ne nuk themi dot kosovaret, nuk te them ty ajo kosovarja, por te them gjakovare, pejane, gjilanse
Ndersa per Edi Ramen qe natyrisht e don Kosoven, pa asnje dyshim, kosovaret do te thirren gjithmone, ata kosovaret, pa munde kurre te thote prishtinalite, pejanet, gjakovaret, kacaniksit..
E nese ata qe jane me lart, te zoti, shohin me mire, atehere kerkoj falje nese ti sheh me mire e nga lart.
Ne kohen e Berishes ka patur kanabis, ka lulezu ne nje zone.
Sot lulezon ne 300 zona e lulezon 300 here me shume. Me Berishen ishte tregti ilegale, sot eshte legale dhe nderkombetare. Dje ishte me gomere, sot eshte me aeroplane.
Berisha ka lidhe marreveshje me vendet arabe. Pse, cfare kane vendet arabe?
Apo nuk i do Kosova e Amerika? Pse nuk e prish kete marreveshje Rama qe po ben 4 vjet ne pushtet.
Ka demtue Kosoven me zvarritjen e linjes se interkonjuksionit me Kosoven dhe gazeta jote ka investiguar thelle duke bere nje vrime ne uje. Pse nuk investigon prape? Apo nuk duhet godite Edi Rama e as Vuciqi.
Ku eshte sot linja e interkonjuksionit. Kush e pengon. U ndertua, pse nuk funksionon. Po ben 4 vjet Rama kryeminister pse nuk e lidh energjine. Pse nuk po investigon gazeta jote te mesojme te gjithe se pse Serbia e pengon linjen e interkonjeksionit mes Kosoves e Shqiperise. Apo familja Berisha e ka ne dore kete pune.
Berisha nuk ka vdeke, eshte gjalle dhe ai nuk vdes pse ka deshire ndokush ta shohe te vdekur. Ai eshte deputet aktiv. Apo nuk lejohet. Apo duhet te mbyllet ne shtepi e te vdese. Po si ta vdesim.
Une e besoj se ti je nga ata qe nuk te shkon kjo analize kunder Berishes. Ai, sa i perket raportit me Kosoven, nuk eshte Berishe, eshte Kosove.
Natyrisht qe serbet nuk e duan, as enveristet e rinj e te vjeter te Kosoves nuk e duan, as shiksat as udbashat nuk e duan Berishen qe kur me 5 janar 1991 shkroi se Kosova eshte ylli polar i PD, qe kur vuri veton dhe pothuaj me vendim personal ndertoi Udhen e Kombit qe thjeshte le te jete aty se ndoshta udheton ndokush neper te.
Arbane, per mua ke arrite te jesh nje autoritet moral e kombetar ne Kosove. Nuk ia qellove me kete storje, sipas meje.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*