REXHEP SHAHU TUNGJATJETA PRESIDENTI, IM ZOTI RUGOVA!

Në 2001, kisha botuar librin tim “Misioni për Paqen”, me intervista dhe impresione me misionarë të huaj e shqiptarë që kishin vepruar në Kukës, Has, Tropojë, etj për Kosovën në vitet 1998-2000. Miku im Skender Zogaj bisedoi me stafin e Rugovës dhe shkova në zyrën e Presidentit për t’ia dhuruar librin. Ishte fenomenale. Më hutoi thjeshtësia e tij. Mu shterrën fjalët në fillim. Pastaj sikur ishim miq qe 200 vjet. U ngrit në këmbë me libër në dorë dhe më falenderoi për kontributin mediatik për “çashtjen tonë kombëtare”. Kur po bënim fotografitë, unë mbaja kokën nga ai në të djathtën time dhe e shihja në sy. Fotografët përballë reaguan që të shihja nga ato. Rugova duke qeshë më tha, Rexh, shih përpara. Më dhemb se nuk i kam krejt ato foto, m’i kanë marrë miq e të afërm dhe më dhemb. Por kur m’i kanë parë miqtë në Kukës ato foto me Rugovën, më graduan dhe më shpallën të privilegjuar, autoritet të lartë moral. Ai mbeti më trimi ndër trima sepse punoi e luftoi në punë, në zyrë deri në çastin e vdekjes, nuk u ankua, nuk qau, nuk u çurravit, nuk u bë për mëshirë kurrë. Nuk jetoi spitaleve, nuk iu shmang jetës, punës, përgjegjësisë, nuk u mbyll të qante e ta priste vdekjen në krevat, në shtëpi. Ai nuk e njihte mëshirën. Ai në çastet më vendimtare mbrojti luftëtarët e Kosovës, kur tha se “ata po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre” pasi bota atë besonte në Kosovë dhe askënd tjetër asnjëherë si atë, pasi askush asnjëherë nuk e arrin besuesmërinë e tij, autoritetin e tij moral e politik. Nuk qëlloi kurrë për asgjë që ai të mos kishte të drejtë. Ai ishte trim, qëndrestar dhe mori përgjegjësi kur të tjerët fshiheshin ose dredhonin bishtin. Ai ishte antienverist dhe është i pari shqiptar i madh që sfidoi regjimin diktatorial në Shqipëri, refuzoi Enver Hoxhën. Ai ishte instituicioni më i madh i nderit, dashurisë për atdhe, më i larti, idhnak si ai, që nuk pranoi as toleroi kurrë fyerje, tallje, poshtrim nga institucione apo shtetarë të Shqipërisë, por i sfidoi të gjithë ata që e fyen. Sa ishte ai në detyrë SHIKU enverist i Shqipërisë nuk mundi ta pushtonte Kosovën me eksponentët e tij të dyfishtë në harmoni me UDB. Ai nuk u tremb kurrë prej askujt. Ai nuk dëgjonte, si misionar vetëm ecte, ecte drejt qëllimit dhe ishte i pacënueshëm nga asnjë lloj “sirene”. Ai, i vetmi, nuk e tradhëtoi kurrë veten e tij, i besoi deri në flijim vetes së tij dhe vetja e tij ishte Kosova. Ai nuk i tha kurrë askujt se jam unë komandanti, por e lypën të gjithë komandant, nuk e refuzoi askush si komandant. Edhe ata që e luftonin me fjalë, përballë tij ngatheshin, u “binte për thonjsh nga goja” përballë Rugovës. Se ai nuk bëri kurrë lojë me misionin e tij, nuk tradhëtoi kurrë luftën e tij, Kosovën e pavarur, njëlloj të hapur si ndaj Shqipërisë e Sërbisë, në miqësi të përhershme me SHBA. E qeshura e tij ishte energjia e popullit të Kosovës. Ishte shenjt për Kosovën, në kuptimin më të thjshtë të fjalës, ishte fe. Me e pyetë përditë, edhe 100 vjet ai na udhëheq. Aty është, në ne. Dy theniet me te fundit per ty zoti President, thenie me germa te medha, jane ajo e ambasadorit Kristofer Hill qe tha se : Rugoven e prisnin dhe e takonin njerzit si te ishte Pape dhe ajo e fundit e lordit Robertson ish shefi i NATO qe tha ne Prishtine se Kosova eshte kjo qe eshte fale Rugoves dhe Amerikes. Ne shijme fjale ndersa ti vazhdon te na prish. Dikush paska shkrue se UCK ka linde si reaksion ndaj teje. Ky fare shkruesi eshte shume larg teje, shume larg UCK e Kosoves. Ti zoti President je dakordue me presidentin e kohes ne Shqiperi, Ramiz Alia, per stervitjen e trupave ushtarake ne Shqiperi. Hajnat qe vjedhin merita nuk duan ta dine, por historia e din mire kete. Ti qe kerkove intervenimin e NATO dhe ashtu u be, nuk mund te deklaroje si do trima shkurresh se ne clirohemi vete. Por ti deklaroje ne mbrojtje te luftes se shqiptaret po mbrojne pragjet e shtepive te tyre, kur dihej se avokatia jote ishte e jashtezakonshme dhe e padyshimte. Po te perflasin se nuk je shpjeguar per takimin me Milosheviqin. Ata qe jane te deshperuar me ty, qe nuk munden te te njohin kurre, qe nuk ta falen kurre pse nuk u shkove ne studio apo pse nuk i lejove te te fusnin gishtat ne hunde, duhet te te shohin e te te degjojne ne perballjen tende me Milosheviqin ne gjykaten e Hages ne gjyq. Dhe nese e shohin ate perballje, mjafton per njerzit normale, e per ata qe urrejtjen e kane zanat kunder teje, nuk u mjafton as ajo perballje. Paskan shkrue se ti ke refuzuar Shqiperine zoti President. Kjo eshte shpifje, ti nuk ke refuzue Shqiperine, por ke refuzue te takosh ata udheheqes te Shqiperise qe te quajten e te shpallen tradhetar. Por duan ta harrojne ata qe te akuzojne se ti refuzove Shqiperine. Ata nuk duan ta besojne se ti ishte trim, ishe idhnak i pashoq, ata nuk duan ta besojne se ishe ti e pastaj vinin te tjeret, ata nuk duan ta besojne se ti i zhbeje me heshtje dhe fjala jote me e rende ishte heshtja, shperfillja, zhberja. Paskan thene per ty se ti nuk hyje te guximtaret. Idiotat! Po bash per ate qe ishte i semure me guxim te tha Bekim Femiu, kryeartisti, duke u mburre me ty, ne kafe ne Prishtine ne publik, se i ke koqet deri n’fund t’kamve… bash per deklaratat e tua ne Serbi e ne shtypin e huaj ne mbrojtje te shqiptareve e te Kosoves. Po te mos ishe guximtar do te kishe ike, do te ishe fshehe si mi arash, si mi shkurresh, si komandant prrojnash e malesh. Me tregonte Rifat Kukaj ne Zym te Hasit : Radio televizioni shqiptar dhe Dojcevele dhane lajmin se ne Prishtine kane mbete vetem serbe e qen. Rifati kishte dale ne kafe te nesermen dhe duke pi kafe e alkol me shoket, cakrronte goten duke bere ham – ham. Me vertetue lajmin e TVSH se ne Prishtine kane mbete do serbe e qen dhe jo shqiptare. Por ti President Rugova ne keto kohe ishe ne Prishtine ne shtepine tende. Paskan shkrue se ti tradhetove enderren e bashkimit kombetar dhe krijove Kosoven shtet te pavarur. Mjeranat nuk te kane degjue as lexue se qellimi yt final eshte bashkimi. Por per tu bashkue duhet te jesh se pa qene nuk mund te bashkohesh. Duhej bere Kosova shtet, duheshin bere dy shtete shqiptare dhe pastaj eshte ne doren e tyre bashkimi. Zoti President, sa me shume qe po kalon koha, ti po ngrihesh edhe me lart, nuk po te rroki dot, nuk po mundem me shkrue per ty sepse une po duhet me u marre me toksoret e perllomen ndersa ti je lart ne pidestal.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*