Rilindja Demokratike! Nga Arian Galdini

 

Vlora po ziente ate fillimjanari te vitit 1991. Ne dt 6 janar do te behej ne Sheshin e Flamurit, mitingu i pare i Partise Demokratike. Ishte ftohte, frynte here si gjithmone ne qytetin bregdetar, por ajri dridhej krejt pashpjegueshmerisht nga nje ndjesi e cdo njeriu qe gjallonte aty ne ate qytet. Njerezit shiheshin ne sy por ende nuk guxonin te flisnin ndaj trandnin ajrin me shikimin dhe mendimet e tyre. Dite e kohe te tilla jane te rralla ne historite e qyteteve dhe kombeve. Te gjithe ndjejne njelloj e te gjithe e shkundin ajrin vendit me sy e ndermendje, pa folur. E folura ishte ose brohoritje e me hov, ose ende sakrilegj. Kur ja, 1 dite para se te vinte tokmbledhja per brohoritje, Vlora u u shpupurit e tera si nje buqete qe bukurine nuk e kishte me ne bashkim por ne rendje. Kishte dale Rilindja Demokratike. Ishim mesuar me normalitetin e gazetave Zeri i Popullit, Zeri i Rinise, Puna, Bashkimi. Por nje gazete qe quhej Rilindja Demokratike ishte si te degjoje papritmas se ne hene ishte zbuluar pylli ku banonte gjyshja e Kesulekuqes. Vlonjatet nuk u sollen verdalle tek Kapelja ate 5 janar. As shkuan neper rradha per te mare 80perqindeshin, nuk vune gure ne rradhen per vajguri, as u zgjuan ne 3 te nates per te provuar fatin mos ia dilnin te blinin ndonje shishe qumeshti. Te gjithe ishin versulur per tek 2 pikat e vetme ku shitej gazeta Rilindja Demokratike. Zenka e sherre te ububushme u bene ne perpjekje per te mare secili kopjen e tij te Rilindjes Demokratike. U shame te gjithe vlonjatce, por nuk u urryem as u inatosem. Donim vetem te ishim ne, ata qe e kishim secili te veten kopjen e vete te pare te RD. Ne gjithe ate katrahure qe ndali jeten e qytetit, nuk ia dola dot mbane qe ta merja kopjen time. E megjithate, fill sapo mbaruan cjerrjet e xhaketekapjet ne rradhen per te blere RD, te gjithe e lexuan kopjen e tyre e filluan tua shperndanin atyre qe nuk e kishin blere dot. Kush kishte nje RD te blere, nuk shkonte ne shtepi per ta lexuar vetem e ne qetesi. Jo asesi. Te gjithe qendruan aty e ua jepnin te tereve qe ishin aty per ta lexuar. Me erdhi edhe mua mundesia per te prekur me duar e per te lexuar ate RD te pare te 5 janarit 1991. Nuk e harroj dot kurre ate shfletim, ate arome, ate zemerrrahje per cdo emer qe lexoja aty e cdo fjale qe perpija. Te nesermen e dija qe do dilja ne miting te brohorisja. Ndersa ate 5 janar, mu dha shansi te flisja. Po flisja me nje gazete. Po flisja me Kesulekuqen ne shtepine e gjyshes se saj ne pyllin e zbuluar ne hene. Kishte ndodhur e pamemdueshmja, e pamundura. E neve qe kurre nuk e kishim besuar se do vinte nje dite kur do te flisnim, me veten, me gazeten a njeri-tjetrin. Ne qe kujtonim se e folura ishte vetem zbrazeti fjalesh ne shkreti mendimesh. Ne qe te foluren e dinim si informacion politik a zenka nen efektin e kacurrelit per revisten televizive, te henen sportive apo festivalin e fundvitit. Ne qe te foluren e dinim si sharje te imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik. Neve qe te foluren e dinim si nderkallje per te gjetur se kush e dinte me mire se cili shofer punonte per vitin 2000, e cila Koperative e Tipit te Larte e kishte realizuar planin e grurit me 150%. Ate 5 janar mesuam se ka nje te folur tjeter. Mesuam se ka nje te folur te lire, me fjale te peshuara e mendime te plota. Ate 5 janar mesuam se e folura me veten, me gazeten, me tjetrin, eshte njohje, zbulese, ndertim. Ate dite zbuluam se e folura nuk eshte Kesulekuqja ne hene. Ate 5 janar e takuam te foluren ketu mes nesh, nder ne, me ne. Rilindja Demokratike na e beri te foluren ate 5 janar, tokesore, te mundshme te prekshme. Prandaj, bejme mire te mos harrojme e gjithehere ta kujtojme njohjen e pare te se folures.

Arian Galdini

Tirane me, 5 janar 2017

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*