Rilindja gati taksën e re për facebookun. Rama e quan luks

Ka replikuar me një komentues Edi Rama (ose ai/ajo që i administrojnë facebookun kryeministrit) dhe i ka thënë : Eh mor Çun Lushnjar që po vdes për buk dhe ke fejsbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja, apo jo?

Në fakt vet Edi fejsbukun e hapi pak vonë dhe ndoshta e di që është mobilje a ndonjë mjet luksi. Deri këtu, nuk është ndonjë qamet, le ta dijë edhe ashtu. Puna është se kur thotë se facebook nuk shkon me të vdesësh për bukë, kjo është e frikshme. Nuk është çudi të na e quajë mjet luksi e t’i verë akcizë a taksë edhe facebookut…

Në Afrikë u bënë të paktën nja 3 revolucione vetëm përmes facebook -ut, se atje ishin ca udhëheqës më katran se ky që ngatërron bukën me fejsbukën. Më fukarenj se ne qenë aty, por facebooku bëri që idetë dhe organizimi të realizoheshin pavarësisht se mediat i kontrollonte pushteti.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*