Rilindja Socialiste është katandisur në bisnes Kurvërie Politike Jakup B, GJOÇA

 

Dje, deputeti iPartisë Socialiste Alfred Peza deklaroi publikisht se aid he gruaja e tij kanë kursyer në këto 3 vitet e qeverisjes së Rilindjes Socialiste 1.1 miliardë lekë, dhe me këto “kursime” kanë blerë edhe aksione të bankës private në Shqipëri.

Heshti edhe kryeministri Rama, ngaqë u bind dhe besoi që 1.1 miliardë lekët deputeti i tij Alfred Peza i kurseu nga rroga e tij dhe e gruas së tij.

Heshti edhe prokuroria e reformuar, sepse edhe ajo, si institucion kushtetues hetimi, u bind dhe besoi që 1.1 miliardë lekët deputeti I tij Alfred Peza I kurseu nga rroga e tij dhe e gruas së tij.

Por, më keq!

Heshti edhe institucioni kushtetues Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), pa dhënë publikisht nëse Deputeti SOCIALIST Alfred Peza  dhe gruaja e tij sa lekë kursime kishte në 2013, sa miliona lekë ka deklaruar të ardhura nga 2013-2016???

Alfred Peza para 2013-s,  ishte thjesht një gazetar me rrogë. Gruaja e Alfred Pezës asnjëherë nuk ka patur biznes, që të fitojë qindra miliona lekë në vit, që të justifikojnë bashkarisht, që ata kursyen në 3 vitet e qeverisjes së Rilindjes Socialiste 1.1 miliardë lekë dhe blenë aksione në Bankën private.

Atëhere, ku i fitoi deputeti socialist Alfred Peza dhe gruaja e tij 1.1 miliardë lekë në këto 3 vitet e fundit, që blenë aksione në bankën private?

Me rrogë deputeti, me të cilën shpërblehet deputeti socialist Alfred Peza, kurrë nuk mund të kursesh në 3 vite qindra milionë lekë.

Më rrogën e nëpunëses, me të cilën shpërblehet gruaja e deputetit socialist  Alfred Peza, kurrë nuk mund të kursesh në 3 vite qindra milionë lekë.

Ndërkohë, këto ditë në Shqipëri, kanë vdekur dhjetëra qytetarë shqiptarë, ngaqë janë kaq të varfër ekonomikisht, saqë nuk kanë asnjë qindarkë për të paguar dritë të ngrohen, për të blerë dru të ngrohen. Nuk kanë pasuri, as shtëpi, as rroba, as edhe një krevat!!!

Ndërkohë, që qeveria e Rilindjes Socialiste, e deputetit socialist Alfred Peza nuk u jep familjve të varfëra shqiptare asnjë qindarkë ndihmë sociale…

Ndërkohë, që po kjo qeveri e Rilindjes Socialiste u jep 178 milionë euro çdo vit koncensionarëve, pasi u ka dhënë pasurinë e Shqipërisë me koncension dhe këto koncensione i ka votuar (edhe) deputeti socialist Alfred Peza.

Kjo është Shqipëria e qeverisjes së Rilindjes Socialiste.

Një realitet në kontrastë të thellë ekonomik, social, politik, moral!!!

Ku deputeti socialist Alfred Peza kursen në 3 vjet 1.1 miliardë lekë, nga rroga e tij e deputetllëkut.

Dhe qytetarët e tjerë shqiptarë vdesin nga të ftohtit, sepse nuk kanë asnjë qindarkë, të blejnë rroba të veshin, të blejnë krevat të flenë, të blejnë dru të ngrohen.

Prandaj, qeveria e Rilindjes Socialiste nuk ka qindarka që të japë ndihmesa ekonomike dhe sociale për familjet e varfëra, sepse miliardat e lekëve i fitojnë dhe i kursejnë deputeti Alfred Peza dhe gruaja e tij.

Prandaj, vdesin shqiptarët nga Uria dhe të Ftohtit, sepse miliardat e lekëve i fitojnë dhe i kursejnë deputeti Alfred Peza dhe gruaja e tij.

Prandaj shqiptarët  e uritur shpërngulen familjarisht nga Shqipëria dhe bëhen AZILANTË MJERIMI nëpër Europë, sepse miliardat lëkë në Shqipëri i fitojnë dhe kursejnë deputeti socialist Alfred Peza dhe gruaja e tij!!!

A ka injorim & fyerje më të madhe për shqiptarët, që u bën në mënyrën më provocative deputeti Ramaist Alfred Peza,kur thotë se ka kursyer miliarda lekë, ndërkohë shqiptarët vdesin NGA TË FTOHTIT DHE URIA???

Ore, Alfred Peza:
– Kaq injorantë i kujton shqiptarët, sa guxon dhe thua publikisht, që ti & gruaja kursyet 1.1 miliardë lekë në 3 vitet e qeverisjes Ramaiste?
– Po ku punuat, ti & gruaja jote që fituat kaq miliarda lekë?

Miliarda lekë “kursime” një deputet në Shqipëri, KURRË ASKUSH nuk mund t’i fitojë  DOT me rrogën e deputetllëkut, ca më pak, kur edhe gruaja e tij nuk ka asnjëfarë aktiviteti biznesi.

Miliarda lekë “kursime” në Shqipëri, deputeti mund t’I fitojë dhe kursejë vetëm ME KURVËRI POLITIKE!!!

Në Shqipëri, vetëm me kurvëri Politike, deputeti fiton & kursen miliarda lekë!!!

Deputeti Socialist Alfred Peza është edhe nënkryetari I Komisionit Parlamentar të Medias, Arsimit, Kulturës. Prokuroria shqiptare le të hetojë se çfarë koncensione janë miratuar në këtë Komision Parlamentar, ku ka dhënë firmën e tij deputeti socialist Alfred Peza, mbase gjen edhe aktivitetin fitimprurës  të 1.1 miliardë lekëve të kursyera të deputetit socialist Alfred Peza!!!

Para disa muajve, dibranët ia falën Rilindjes Socialiste kurvërinë e kryebashkiakut socialist, që kur e rivotuan sërish Rilindjen Socialiste, sepse ndoshta “besuan” në një ndershmëri, edhe pse Ndershmëria Politike e Rilindjes Socialiste u grist e brekët e kryebashkiakut socialist.

Kryeministri socialist Edi Rama heshti dhe nuk reagoi aspak për miliardat lekë aksione bankare të deputetit  të tij Alfred Peza. Heshtja e kryeministrit Edi Rama ndaj këtij akti të pastër korrupsioni, DERISA NUK PROVOHET ME FAKTE BURIMI I BESUESHËM i FITIMIT TË MILIRADAVE LEKË NGA DEPUTETI ALFRED PEZA, është mbështetje dhe përkrahje politike që kryeministri Rama i bën korrupsionit të deputetit të tij. Ndoshta, heshtja e kryeministrit Rama për miliardat lekë të deputetit të tij është më fajtore, sepse vetë kryeministri Rama ka deklaruar që edhe Vilën e tij 10 milionë euro  në Surrel ia ka ndërtuar gruaja e tij, e cila kurrë nuk ka patur asnjë biznes fitimprurës, kurrë nuk ka deklaruar ndonjë vit të ardhura milina euro!!!

Në jetën familjare, kur gratë janë motra, burrat e tyre quhen baxhanakë.

Atëhere, me këtë analogji, edhe….

Në jetën politike, kur gratë e Ramës dhe të Alfred Pezës fitojnë miliona euro dhe ua dhurojnë burrave të tyre, atëhere, edhe Rama dhe Alfred Peza,  të pasuruar nga gratë e tyre, bëhen ….BAXHANAKË!!!

Kur kryeministri nuk denoncon korrupsionin e deputetit të tij, atëhere vetë Rilindja Socialistë bëhet KURVËRI POLITIKE!

Sepse, vetëm në një KURVËRI POLITIKE mund të fitosh dhe kursesh në 3 vite miliarda lekë!!!

Atëhere, pyes shqiptarët:

  • Po KURVËRINË POLITIKE, a do t’ja falni Rilindjes Socialiste?
  • Apo, do ta rivotoni sërish në 18 Qershor 2017, në zgjedhet e reja parlamentare?
  • A do ta rivotoni Alfred Pezës, për deputet?
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Te lumte dora tamam kurveri .Ky shtet eshte me dy standarte,denojne ata qe nuk kane mbrojtje i cojne dyerve te gjykatave ,lirojne ata qe marin nga 50mije euro mere me mend cfare shteti eshte ky .I forte me te dobtit ,i dobet me te fortet kurveri e gjalle

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*