Roli i dobët i Uashingtonit në Kaukaz dhe Europë. Nga Peter TASE*

Kush do ta kish çuar ndërmend se dëbimi Coca-Cola-së nga Bolivia në vitin 2012 do të qe fillimi i një rënieje historike të ndikimit të Politikës së Jashtme amerikane, jo vetëm në Amerikën e Jugut, por edhe në rajonet e  Kaukazit Jugor dhe  Evropës Jug Lindore për shkak të  mungesë tronditëse të Uashingtonit në konfliktin e Nagorno- Karabakut, Luftën e Sirisë, në krizën ukrainase të Krimesë  dhe incidentindiplomatik me presidentin Filipinas Rodrigo Duterte, tetorin e kaluar.

Deklarata e Presidentit Obama për “vijën e kuqe” ndaj Bashar Al Assadit për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tij dhe tërheqjen nga një angazhim i tillë publik, nxitën krizën më të madh që nga luftërat e ish-Jugosllavisë. Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në Partneritetin Lindor, një nismë e drejtuar nga Polonia dhe Suedia, ka injoruar faktin se në vitin 2014, Rusia dhe RP të Kinës u bënë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kievit, me pothuajse  13 miliardë $ në eksporte dhe  19 miliardë në importe, një bashkëpunim tregtar ky që kontribuon në forcimin e sektorëve të tjerë në vend dhe rajon. Ndërkohë Italia është i vetmi dhe kryesori destinacion për eksportin ( 2.66 miliard) dhe Gjermania dhe Polonia  janë importuesit të mëdhenj të mallrave të Ukrainës (9.03 miliard, kumulative).

Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit  John Kerry ka krijuar një vorbull diplomatike duke pretenduar se udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit “nuk janë të gatshëm” për ta çuar konfliktin e armatosur drejt një zgjidhjeje të qendrueshme konfliktin në Nagorno-Karabakh. Në të vërtetë Sekretari Kerry ka ndërmarrë udhëtime të shumta në kryeqytetet periferike të botës për të negociuar: zgjidhjen e mbi dy mijë anëtarë të grupit iranian të opozitës Mujahidin në Tiranë – një vend që udhëhiqet nga një kryeministër i cili drejton kartelet më të mëdha të drogës së Evropës – ka vizituara kontinenti afrikan katër herë dhe kurrë nuk paska qenë në gjendje të gjejë një hapsirë në axhendën e tij të ngjeshur, për një takim me Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Alijev. Mjaft interesant fakti që sivjet, në  21-22  maj, kur avioni i tij ndaloi për furnizim me karburant në  Baku, Sekretari Kerry humbi një mundësi të rrallë për t’u bërë të njohur me mizoritë që forcat e armatosura armene kanë kryer në territorin azer të Nagorno-Karabakhut. Në vend të saj, zgjodhi të shpenzojë kohën duke u takuar me homologun e tij,  ministrin  e Punëve të Jashtme Elmar Mammadyarov dhe Presidentin e Azerbajxhanit.

Edhe pse u komentua se takimet e  Sekretarit Kerry u bënë në kuadër të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, nuk kishte asnjë arsye që legjitimon argumentin e tij se Azerbajxhani nuk është gati për ta zgjidhur konfliktin e armatosur që Forcat e Armatosura armene po mbajnë ndezur për më shumë se dy dekada. Autoritetet e Azerbajxhanit kanë ndërmarrë në mënyrë të vazhdueshme vizita zyrtare në Uashington; ndërkohë që shefi i diplomacisë amerikane ka qenë shumë i zënë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Baku dhe për të  demonstruar, të paktën, gatishmërinë e tij për zgjidhjen e konfliktit të armatosur në Nagorno-Karabakh. Do t’i kish mjaftuar një vizitë e tillë zotit Kerry për të përjetuar realitetin e tensioneve atje dhe se nuk është e ndershme të deklarohet se “aty nuk ka tension.”

Departamenti amerikan i Shtetit ka krijuar një vakum të papritur në rajonin e Kaukazit, Ukrainës, Evropën Juglindore dhe Amerikën e Jugut. Një qëndrim i tillë me të drejtë ka rritur papritur rolin udhëheqës të Rusisë dhe Iranit në skenën globale, jo vetëm në rajonin e Kaukazit, por edhe në Ballkan dhe në vende të ndryshme në Amerikën Latine, duke përfshirë Venezuelën, Ekuadorin dhe Nikaraguan. Nën administratën e presidentit Donald Trump situata e Nagorno-Karabakh duhet të zerë një prioritet të veçantë në peizazhin e interesave të Politikës së Jashtme amerikane,  për dy arsye: Azerbajxhani është një partner i rëndësishëm tregëtar i SHBA dhe Bashkimit Evropian, Baku është një aktor i besueshëm në rajonin e ish Rrugës së Mëndafshit me një stabilitet të admirueshme financiar dhe rritjes ekonomike, pavarësisht se territori i saj është nën thundrën e forcave të armatosura armene, qeveria e Azerbaixhanit ka bërë të mundur zhvillimin e një sektori të sofistikuar të energjisë që ka mundësuar çrrënjosjen e varfrërisë ekstreme nga vendi . Sekretari Kerry ka lënë qëllimisht një çek të bardhë për përballje në Moskë, ndërsa u takua me përfaqësuesin e tij dhe njëkohësisht bashkëkryetar i Grupit të Minskut, Ambasadorin James B. Uorlik, për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe për të sjellë një zgjidhje të konfliktit të armatosur Nagorno-Karabak. Ambasadori Warlick dështoi në misionin për t’i sjellë në vëmendje botës faktin se Qeveria armene e ka vendosur një bllokadë ekonomike ndaj Republikës Autonome të Nakhchivan (gjatë njëzet viteve të fundit), pa përmendur pastaj punën e dobët si bashkëkryetar i Grupit të Minskut

Uashingtoni vazhdon të bëjë rolin e të pafajshmit, kur është fjala për luftën në  Azerbajxhan që po e sfilit vendin prem më shumë se dy dekadash. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një mbështetje të qartë për vendeve të tilla që kërkojnë liri si Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe të tjerë; mbështetja e saj për këto vende do të jetë më e dobishme për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon sesa bërja palë me të keqen dhe lejimi i vendeve të tjera ta të bëjnë që Uashingtonit të ndjehet i pavlefshëm. Sekretari Kerry i detyrohet një falje publike popullit të Azerbajxhanit i cili sot vuan për shkak të mungesës së udhëheqjes nga përtej Atlantikut. Mbase Departamenti i Shtetit duhet t’i hedhë një sy Adidasit, Ferrarit dhe Porsches, kompanitë prestigjioze ndërkombëtare që vazhdojnë blejnë lëkurë me cilësi të lartë nga Paraguai, një vend që nuk ka qenë  prioritetet në ” ekranin e radarit të Politikës së Jashtme të Uashingtonit” që nga rënia e diktaturës së djathtë të Gjenelarit Alfredo Stroessner në vitin 1989.

* PËR SHKRIMIN ORIGJINAL , BOTUAR NË www.moderndiplomacy.eu KLIKO KËTU

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*