Rrezikon prangat Ministri Blendi Klosi. Shpërdoroi detyrën me Urdhërin e Psikologut.

Rrezikon të ndiqet penalisht ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi për shkak se ka konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës , neni 248 i Kodit Penal.

Ditën e dielë, më 28 janar ministri dhe një pjesë e mirë e stafit të ministrisë që ai drejton, shpërdoruan detyrën, duke ndërhyrë në kundërshtim me ligjin në proçesin e zgjedhjeve për Urdhërin e Psikologut.

Që në fjalën e tij  – që më së shumti duhej të qe thjesht përshëndetëse – Klosi shfaqte në ekranin pas tij pamje të kandidates së preferuar, duke bërë kështu fushatë për të. Pa dalë zyrtarisht rezultati i këtij votimi, në orën 23.17, Ministri botoi në faqen e tij zyrtare në facebook fitoren e presidentes! Ndërkohë që edhe në këto çaste që flasim ende nuk ka dalë zyrtarisht rezultari dhe as proçesverbali i atij votimi.

Shumë psikologë të pranishëm kanë mbledhur materialet e duhura (foto, video, dokumenta dhe dëshmi) që duket se do ta vendosin në pozitë tepër të vështirë Blendi Klosin bashkë me vartësit e tij, që u sollën në një ngjarje shumë të rëndësishme për një shtresë elitare të Shqipërisë si në zgjedhjet e një organizate të rilindjes.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*