Rreziku botëror Soros. Trump vërtetoi sot tezën edhe për kapjen e Shqipërisë. Nga Flamur TAJARI

Pak orë më parë , në debatin me Hillari Klinton, kandidati republikan Donald Tramp i kujtoi që donatori më i fuqishëm i fushatës së saj është Xhorxh Soros, i cili po jep sot paratë me qëllim që nesër , nëse Hillari zgjidhet, të ndryshojë ligjet në favor të këtij.

Që Soros të përmendet në një debat presidencial në Amerikë si djalli që do të manipulojë institucionin më të rëndësishëm të vendit më të rëndësishëm të botës do të thotë se nuk është shaka – siç u përpoq të na e servirë kur erdhi nga takimi në Sri Lanka apo ushtarët e tjerë të spekulantit ndërkombëtar, që heshturazi a haptazi mohojnë rrezikun Soros.

U bënë tash 3 vjet që avokati Altin Goxhaj ka denoncuar strategjinë e manjatit Soros për kapjen e Shqipërisë përmes marjonetave të tij, Edi Rama, Erion Veliaj e më tej futjen në lojë në dhjetor 2014 edhe të kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Të shumtë ishin ata që u tallën, e quajtën absurd , u përpoqën ta mohojnë e përgënjeshtrojnë, por rruga që ndoqi rilindja dhe paralel me të edhe opozita e Bashës për fat të keq e vërtetuan këtë tezë.

Po sa i rrezikshëm është ky Soros?

Aq i rrezikshëm sa shkatërroi në një ditë të vetme financat e Britanisë, futi në konflikt shtete e pushtete në Europë dhe tani po paguan para që të shtijë në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Një superfuqie miliardere si i keqi Soros nuk i duhen ushtri, nuk i duhet polici, nuk i duhen parti as gjykata, I duhen thjesht individë të blerë në këto institucione që punojnë për të. Është më i rrezikshëm se çdo shtet i keq!

Pse i themi? Sot për sot nuk kemi gjë në dorë ne si shqiptarë. Kjo është një e keqe më e madhe se një pushtim i huaj. Është pushtim i butë i Shqipërisë me marjoneta shqiptare. E themi thjesht për të qenë të ndërgjegjshëm vet e për të mos u gënjyer më.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*