Sa i kushtoi Shqipërisë dhe Kosovës medalja që i dha sot Franca Ramës?

Edi Rama ishte sot në Francë. Jo për të takuar Ramushin. Ishte për t’u bërë kalorës i Legjionit të Nderit. Në ceremoninë e dhënies së kësaj medaljeje autoritetet franceze bënë këtë vlerësim:

“…Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.”

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Interesi i cdo vendi eshte qe te kete fqinjesi te mire dhe marredhenie reciproke . Cdo lider e ka per detyre qe te punoje ne interese te paqes dhe porsperitetit per nje marredhenie me interesa te barabarta pa leshime integrale. Vertet historikisht serbet kane abuzuar ne mardheniet me fqinjet dhe kane shkuar deri ne armiqesi por kjo smunde te vazhdoje pa mbarim . Duhet te marre inisiateven nje lider per ti shtirre doren e pajtimit tjeterit duke dale mbi barrierat historike sepse eshte ne interese te popuive dhe nuk mbahen gjelperat maje me maje gjithe jeten. Per kete Rama ka merite por eshte edhe ne doren e tjeterit qe kete ta zhvilloje me tej .

  2. Urdherin ta gezosh, vertet e meriton, por ato si gjethe dafine, te medalja, mos jane dege kanabisi ?

    Do te qe eksperience e madhe per presidentin Hollande, me rastin e perfundimit te mandatit te tij, te specializohet ne kanabis !

    Kryeministri jone eshte mjeshter per maredheniet nderkombetare, politikan i lindur, artist per diskutime dhe sperdredhje kombetare, me qeverine e tij kanabisin e qan fare ! !

    Enderro Zoti Rama, enderrat realizohen dhe behen realitet me aromen e kanabisit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*