Salianji, pasardhësi i Bashës në PD, dje ngrohu zemrat e demokratëve duke sharë Gjinushin.

Tashmë duket sheshit se lideri i PD – së po skalitet Ervin Salianji. Natyrisht, pasi Basha ta lerë drejtimin e kësaj partie. Mbrëmë në një emision televiziv shpalosi energjinë dhe agresivitetin e munguar prej shumë vitesh ndër demokratë, duke e derdhur mbi Skënder Gjinushin. Na nxorri mallin e doktor Berishës në të ri të tij, kur merrte zjarr politik.  Pas kësaj trimërie, miqtë e Salianjit postuan njëzëri lavde e deklamacione për aktin e madh të këtij ylli në ngjitje brenda PD  – së.

Por të qe vetëm “masakrimi” dje i Gjinushit, nuk do të mjaftonte për të gjykuar se ky djalë do të jetë kryetari i ardhshëm i demokratëve. Argumentat që të shpien tek ai pèrfundim janë të tjera. Së pari, Ervin Salianji bashkë me Grida Dumën, janë , si me thënë…zemra e Çadrës. Bashkë me Odeta Malen, që kur të telefonon për aktivitet, të prezantohet si njeriu i Bashës dhe pèrgjegjësja e diskutimeve që bëhen aty, këta mbajnë gjallë prej dy muaj e gjysmë Çadrën. As Sekretari i Pèrgjithshëm, as ai Organizativ, as kryesia a departamentet…thjesht kjo trio, ku shkëlqen Salianji, janë kolonat e Çadrës, për rrjedhim, koka e PD -së  sot dhe promovimi për kryetar nesèr!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Ai. Cunaku te flase me edukate se Henri Cili e ka fut aty dhe Z Basha e di mire qe ka me i zone vendin nje dite te bukur te pakten per edukate nuk duhet te flase me kte gjuhe keq mire Gjinua ka nje jete ne politike

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*