SATIRË: Zbardhet sherri në kryesinë e PS për ministrin e ri të Brendshëm.

Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Rama hyri i ngrysur aq sa në sallë s’pipëtiu as miza.Sajmiri ishte shkarkuar, Çuçi, Beqaj dhe Klosi po ashtu. Ku i dihet se ç’ka ndërmend ai i gjati?
– Qëëë….të mos e zgjasim. Ka njeri propozim për ministër të brendshëm?
Ca haptas ca vjedhurazi i hodhën shikimet nga Taulant Balla, që edhe pse për dreq s’kish bateri dhe e kish të fikur celularin, nga sikleti bënte sikur po çonte mesazh.
– Jooo! Jo Taulantin! – ua preu Edi – E di, edhe unë atë do të zgjidhja të parin. Por mos harroni se Saliun në kuvend e kemi akoma. Po na është shtuar edhe Koçoja, Blushi…Ylli Manjani na çau kokën në facebook. Po e hoqëm Taulantin nga kjo detyrë në kuvend ne, kush do merret me këta?
– Unë them të vendosim një shok nga veriu – u hodh Gramozi që dukej qartaz se po pëllciste t’i propozonte dikush emrin. E dinte që nuk zgjjidhej. Ama qeni qepën hëngërt! Tia thonin një herë emrin pa bota të përmbysej
– Nga veriu? Hmmm…Tom…apo jo jo. Se na hap telashe. As ai tjetri….
– S’është vetëm Shkodra veri shoku Edi – ia kthen edhe një herë Gramozi
– Mirë mo Gramoz, po Lezhën për shembull e kemi mysybet. Se kur kemi bërë listën sikur kemi vjedhur fletën e apelit të burgut të Zejmenit. Aty i kemi që të gjithë, ti e di, i kap dekriminalizimi.
Gramozi iu afrua në vesh e i përshpëriti:
– A s’më thua, si e do, që të ta propozojmë ne? Me shkollë policie –a, me gjuhë të huaja – a….
– Po ç’shkollë o Gramoz? Ca javë është aty, kushdoqoftë. Një që të mos prish punë, se nuk është se do ta pyesë njeri. …
– Ëëë! Po ti fol o burrë… Një që s’prish punë thua? Vemë Eduard Ndocajn
– Kush është ky mo? Kemi ne me këtë emër?
– E or burrë, është ai kaubojsi!
– Tallesh ti? Atë të ve ministër të brendshëm unë?
– Po a the “një kot, sa për numër”…u , pse s’vë Besnik Baren? Ai vërtet është tamam siç thua ti. Kot se kot, vëre ministër.
– Po jo pra, ta ketë pak hijen e rëndë, jo kot fare. Them mund të jetë pa tru, pa shkollë, ama kur të dalë të bërtasë, të dhiten në brekë edhe policët edhe mileti..
– A t’i them Shpëtim Idrizit , se ka atë ai…
– Pu pu pu! I ke trutë mo Gramoz? Mezi po ia mbyllin që të mos merret prokuroria ti…E ke dëgjuar atë “s’e qasin në fshat ai do vajzën e priftit”? Lere aman, por vrite mendjen për ndonjë që edhe të ketë pak sy, me flokë të thinjura..
– Pandi Majko?
– Që të na thotë broçkulla si ai i tunelit në Adriatik? Lere për kokë tënde! Apo s’po na çajnë trapin tani “hashashi – hashashi”! Do fillojë Pandi të këpusë hajvanllëqe e do thonë se ka pirë bar.
– Po tjetër…ça të them unë…ky Fatmiri nga këta më duket si më i hajrit. Edhe seriozisht e marrin, se ka atë foton me Enverin për një maj..
– …apo Ermonela Felaj?…ose lere, lere! Fatmir Xhafën po lemë dhe e mbyllim këtë muhabet!

*Botuar nga Armir Shkurti tek gazeta Drejt

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*