“S’e hamë hotdogun Basha – Rama.” Deklaratë e Aleancës Popullore për rezistencë ligjore ndaj pazareve politike të fundit.

Deklaratë e Aleancës Popullore

 

Me shqetësim të madh Aleanca Popullore vëren se marrëveshja Rama – Basha, në mënyrë djallëzore, po nxjerr jashtë loje partitë e quajtura të vogla. Pa folur për moralin – që duket fjalë e huaj për politikën shqiptare – vërejmë se autorët e këtij aksham-pazari kanë shkelur sa marrëveshjet aq edhe ligjet e këtij vendi, me eliminimin e mundësisë për regjistrim të koalicioneve.

Partia Aleanca Popullore është e vendosur ti qëndrojë rrugës ligjore që ka nisur përmes padisë në Kolegjin Zgjedhor. Aleanca Popullore fton gjithë partitë e interesuara t’i bashkohen, për të nisur rezistencën ligjore dhe politike ndaj kësaj afere të pishtë politike.

Ne kemi qene nder te paret qe kemi pershendetur ne parim marrveshjen Rama-Basha ne mbeshtetje te Sistemit Pluralist si garant i vetem per Shqiperine Europiane . Nepermiet kesaj komunikate i bejme thirrje mbare opinionit te na bashkohet ne këtë  beteje ligjore si forma e vetme per ti dale ne mbrojtje Shtetit ligjor dhe kushtetutes se republikes se Shqiperise.
Duke qene te bindur se marrveshja Bigmack s’eshte asgje tjeter vec se nje HOTDOG per te gjithe popullin Shqipetar, jemi rreshtuar te paret kunder kesaj marrveshje antikombetare.

 

Kryetari

Artur Dojaka

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*