Sekreti i djegies së rrënjëve të kanabisit nga policia. Koçi ia shpjegon Kolit

Koli – Mooo-re!! 3219 rrënjë kanabis ishin prerë sot në Vah të Dejës!

Koçi – Pak paskan prerë! Prit se ç’do shohësh këto ditë ti! Qameti i zi. Prit policia e digj. Mijëra e mijëra rrënjë!

Koli – Haaj-de!!! Domethënë ia ka hyrë seriozisht Edi me Sajmen luftës kundër drogës!!

Koçi – S’ka lidhje ajo punë. Hashashit i merret boçja. Pjesën tjetër s’e ha as qeni. Tani në këtë kohë po vilen boçet. Aty ku punëtorët kanë mbaruar, Samja me Edin fusin policës që korrin kallamin dhe e djegin. Një udhë e tri punë: Edhe populli sheh në televizor e kënaqet , se i duket sikur po digjet droga, edhe hapet toka e bëhet gati për mbjelljen tjetër, … edhe bëhet pa shpenzime. Policët me rrogë shteti janë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. “sivjet mafja e narkotrafikut mbjelljes dhe korrjes se kanabisit ne shqiperi, kane pesuar humbje te parikuperueshme”; tha gazetari analisti i njohur i rubrikave te zeza me “polic e hajdut”. Kanabisi qe u mboll “rezultoi pa boqe”. Ndersa policia po shkul pemet kanabisi dh erealizon planin 2000% mbi parashikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*