SHBA: makinat elektronike të numërimit të votës manipulohen! A u përdor Shqipëria si eksperiment i Soros?

Fox News ka një shkrim ku përmendet edhe Shqipëria për lidhjet me Sorosin, por më e frikshmja është video që shoqëron këtë lajm. Sipas Fox News, makinat elektronike të numërimit të votave janë provuar në Venezuelë dhe ato kanë mundësi të shkëlqyera manipulimi. Kjo ndodh për shkak se rezultati mund të përpunohet në server përpara se të printohet. (KLIKO KËTU)

Frika qëndron në faktin se në 16 shtete këto makina i kontrollon manjati Xhorxh Soros, mbështetës i flaktë dhe financues i fushatës së Hillari Klinton, për të cilin, në debatin e fundit, Donald Trump tha se “po paguan tani që Hillari të ndryshojë ligjet në favor të tij nëse fiton”.

Por nëse i kthehemi historisë së numërimit elektronik, na vjen në kujtesë viti 2013 dhe këmbëngulja për ta aplikuar atë në Shqipëri. U bënë prova në Fier e Tiranë por që dështuan. A qe Shqipëria një kavie e eksperimenteve të Soros? Të presim kabllogramet e rradhës….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*