Shëndet e jetë të lumtur Jari! Sa bukur këto pritjet presidenciale… Nga Koli Nozi

Në mes të lajmeve të Klanit dje Reizi u lidh me Presidencën sepse në atë çast po fliste LIVE kryetari i shtetit. Ç’Ka bërë vaki? Ka dalë presidenti dhe ndërpriten lajmet.

Në fakt paskësh qenë një pritje për artistët dhe Nishani në këto çaste është duke numëruar ata artistë që u larguan nga kjo jetë në 2016 – ën.

Aq serioze është kjo pritje sa as sot në mëngjes , deri në këto çaste, nuk e ka të hedhur në faqen zyrtare. Natyrisht, nuk i hedh në rrjet Jari, siç e quan Rama, por kjo varibidonët e punëtorëve periferikë të institucionit tregon shumë. Po ashtu, të ftuarit dhe të paftuarit në ceremonitë që organizon me raste ai gjithashtu janë dëshmia tjetër se si i funksionon marrëdhënia me publikun. Nuk po them zyra, sepse nuk jam i sigurtë nëse Jarit – siç i thotë kryeministri – ia bëjnë listat pa e pyetur hiç apo e katranos vet.

Më gjeni një pritje të presidentit që të ketë lënë gjurmë….. Vështirë! Pse? Sepse Jari – siç e quan kryeministri – nuk ia doli kurrë të bëhet burrë shteti. E emëruan aty dhe hera – herës ia del të bëj edhe ndonjë punë për ata që e emëruan. Por jo më shumë.

As darka për Vit të Ri me një grusht të mbetur nga elita e artit të dikurshëm, as një gotë portokallatë me një audiencë gazetarësh që a ia çojnë a i zgjedh, pak rëndësi ka, nuk janë veçse një qokë, jo për të nderuar këta dy misione të nderuara, por për të larë gojën.

Arti në Shqipëri ka probleme shumë të rënda e akoma më të rënda. Edhe më të rënda i kanë artistët, ata të vërtetët. Pjesa dërrmuese e tyre janë shuajtur apo po shuhen në varfëri. Më e pakta që mund të bëjë institucioni i Presidentit është mbledhja periodike me këtë komunitet , që më e pakta janë elitë mendimi dhe ADN shpirtërore e Kombit. Pa folur që patronazhi i tij dhe i Zonjës së Parë hapin mundësi të mëdha edhe për projekte këtu dhe jashtë

Media në Shqipëri është në ditët e saj më të errëta. Edi Rama i ka në xhep të gjithë dhe i përdor si të dojë. Më së shumti për propagandë dhe larje truri. Se ça duhet të bëjë Jari, siç i thotë Edi, nuk po e vazhdoj më, se nuk më kanë emëruar mua president, po ata që e vunë aty, nëse vërtet e duan një çikë, mundet edhe për sy e faqe t’ia rregullojnë nja dy gjëra si puna e kësaj që thamë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*