Shërbimi i Tv Klan dhe Fevziut për Ramën me emisionin për vitin ’97. SHËNIM

Ç’kuptim kishte mbrëmë emisioni për rebelimin e vitit 1997 në TV Klan, përveç mesazhit për shqiptarët: “Hapni sytë ore se kështu do bëhet prapë”?

Të enjten jemi mësuar të shohim në Opinion dhe Top Story temat e nxehta të javës. Sidomos Fevziu ka luksin që nga e hëna në të mërkurë mund të trajtojë ç’ti dojë qejfi: nga ’97-a tek zgjatja e qerpikëve dhe fryrja e cicave, nga politika e intrigat e saj tek gjellët që gatuajnë shqiptarët a kinezët. Larje truri pa detergjent, por funksionon, për të dalë tek “e shtuna”, dita e javës kur ne shqiptarët laheshim e lanim rrobat. Pra e enjtja, dita e lavazhit ceremonial e masiv të trurit. Dje “lavatriçja” na propozoi tmerret e vitit 1997. PSE?

Sepse propaganda e rilidjes ka kohë që po përhap nën rrogoz helmin se “këta po na çojnë në luftë si ’97-a”. Frika funksionon më mirë se çdo emocion tjetër në kontrollin e mendjes së njeriut dhe të turmave. Po ashtu edhe përkimet mistike, datat e rrumbullakosura a ngjashmëritë. Na kujtohet të gjithëve paniku në prag të vitit 2000, kur u përgatitëm për fundin e botës, apo në 2012 , kur mbaronte kalendari Maya? Dje Fevzo na kujtoi se ishte 20 vjetori i rrebelimit dhe trazirave më të përgjakshme në vend. Në një kontekst politik në fakt goxha simetrik me të atëhershmin, me një kryeministër më autokrat e arbitrar se presidenti i atëhershëm, me një situatë ekonomike pothuaj të njejtë, me një pakënaqësi popullore të ngjashme…. KUJT I SHËRBEN PANIKU I FEVZOS?

LARJES SË TRURIT PADYSHIM!

Nuk tha asgjë të re dhe asgjë interesante mbrëmë në emisionin “one man show” gazetri i Klanit. I ka thënë e stërthënë ai e të tjerët, i ka transmetuar e stërtransmetuar pamjet ai e të tjerët. Dhe përballë një emisioni të shumë të mirë të Ballës në Top Story për çështjen e poetëve të ekzekutuar prej ekspertizës së Diana Çulit dhe Velierës tek News 24, natyrisht që audienca e Opinionit ka qenë minimale. Dhe Fevzo fal tek audienca?

A me sugjerim nga pushteti a me ndërgjegjje personale dje Klani dhe gazetari i tij i shërbyen shëmtuar Edi Ramës duke tentuar të mbjellin panik me pamje lufte e tmerri prej vitit 1997 për t’u thënë shqiptarëve “rrini rehat se ka më keq”. Me a pa dashje, këtë shërbim bënë dje!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*