Shih se si po e zhduk identitetin e Partisë Demokratike kryetari Lulzim Basha.

Në foton kryesore ke faqen e Lulzim Bashës. Flamuri kombëtar dhe sllogani i protestës “Republika e re”. As në këtë faqe, as në mitingun hapës të fushatës dhe as në takimet e mëpasshme elektorale, nuk gjen flamuj të Partisë Demokratike, simbole të saj apo ngjyrat blu dhe e bardhë.

Basha me vetëdije po e fshin identitetin e PD -së duke e rilindur, si Rama. A nuk e nisi edhe ai nga fshirja e simboleve dhe nryshimi i ngjyrave? A nuk e flaku edhe ai identitetin “socialist” për ta zëvendësuar me “rilindje” siç Basha po e zëvendëson me Republikën e re?

Kjo është emblema e Partisë Demokratie, që nga lindja e saj. Nga e majta në të djathtë janë 5 segmente të ndërprera që përveçse pèrfaqësojnë bazën nga lindi ajo (studentët, ish të përndjekurit etj),  do të thotë edhe rritjen deri në atë që është PD

 

Shihe sot , pas krahëve të kryetarit Basha.

“Bishtat” janë zhdukur. Dhe për këtë nuk është ndjerë askush.

Ndërsa sot edhe këto pak simbole janë zhdukur pèrfundimisht. As emri, as ngjyrat, as sigla, as flamujt nuk po i shohim në fushatën e Parisë që drejton Lulzim Basha. Edhe romët, që njihen për mënyrën endacake të jetesës, e kanë një flamur e simbol…

Duket se premtimin për t’i dhënë shans opozitës për të rilindur, Edi Rama e ka mbajtur!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*