Shihe si bën qejf kompania e celularit me ofertat dhe të dhënat tona:

Në foton qëndrore është sms që T mobile të nis kur ti i hedh para celularit. INTERNET PA LIMIT – të thotë. “Limit” në shqip do të thotë “kufi”. Pra internet pa kufi blen ti kur i fut para celularit tënd.

1130_mutti_pomodoro_gMirëpo ja ku na del limiti!

Qenka 2 GB. Pas kësaj – kësmet. Falas është , por kur të ketë. Pra ka një limit konsumi dhe një limit cilësie.

Në terma juridikë, vlen ajo që shkruhet dhe jo ajo që merret me mend. Nëse në sms e parë, kur ti i fut para numrit, të thotë vetëm “internet pa limit”, ndërkohë që, në bazë të ligjit të konsumatorit duhet të të sqarojë pikërisht këtë që të vjen në mes të ofertës: që ti e ke internetin me limit. Ke vetëm 2 GB internet në ofertë.Pjesën tjetër, pasi të vjen mesazhi, duhet ta mbushësh me 300 lekë shtesë. Pra oferta nuk është 1000 lekë, por 1300  për internet pa limit! Ose më mirë 1000 + 300.

 

 

Ndërkohë ka ca muaj që na ka dalë kjo oferta tjetër:

15451065_10154506927969724_415214680_n Operatorja që mbush numrin me lekë , ftohtë fare të pyet:

– Numri është në emrin tuaj?

– Po

– Ju quheni…..?

– Po!

Dhe kur papritur, dhe pa të pyetur fare në e do apo nuk e do, emri dhe mbiemri yt, në shkelje të ligjit për të dhënat personale, i  kalojnë një spitali privat për të të bërë vizitën falas! E ndritën me ofertën e internetit këta që i shtojnë këtë të vizitës.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*