Shkarkimi i Saimir Tahirit është…në të mirë të Saimir Tahirit!

Shkarkimi i Saimir Tahirit në thelb është një e mirë e madhe për vet atë dhe për Edi Ramën.

Saimir Tahiri është mbajtur si përgjegjësi kryesor për hashashin në Shqipëri. Jo vetëm për përhapjen e kësaj droge në gjithë territorin e vendit por edhe për lidhjet e trafikantëve me policinë dhe kontrollin e gjithë sistemit , që nga kultivimi deri tek transporti nga struktura të ministrisë së drejton Saimir Tahiri.

Sot jemi në prag të sezonit të ri të mbjelljeve. Duke qenë edhe fushata para, mendohet që vëmendja të jetë më e pakët dhe trafikantët të punojnë më të patrazuar.

Në këto kushte, Tahiri del i larë. “S’isha unë!” Droga që po përgatitet të lulëzojnë tek ne këtë verë do të gjejë në krye të policisë një tjetër njeri e jo Saimirin. Zyrtarisht do të ketë gojë të thotë: “Ja pra që nuk e kontrolloja unë”.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*