Shpërthen Neranxi: Kur shteti te gropos te gjalle, por ta kendon edhe kengen me pas !

Sa e shpifur, sa jo njerëzore, sa e neveritshme ajo qe qeveritaret me ne krye Edi Ramen bene sot ne Himarë. Sic e dini, Kristi Panajoti është nga Himara, ne ate vend ku shumica janë kushërinj me njeri tjetrin dhe ne mos qofshin te tille, janë shume miq.

Himara sot ishte pothuajse bosh, sepse te gjithe kishin shkuar ne marshimin përkujtimor ne Vlore, ne nderim te djalit te gjore i cili humbi jeten nga babezia e shtetit, ndersa Rama me ministra e deputete, dergoi kengetare e valltare sot ne shetitoren e Himares, ne nje dite si kjo, qe te gjithe vajtojne para gropes se vdekjes!

Po si mund te jeni kaq te pashpirt?! Si mund te luani keshtu me jetet e njerezve, me ndjenjat e emocionet e tyre? Po kujt i kendoni dhe i kerceni ne Himare, kujt po ia promovoni turizmin ne mes te dimrit?

Cfare jane keto karshilleqe qe kerkoni te beni duke treguar muskuj pushtetaresh? Cilin turizem pate ne enderr mbreme, ate qe do beni me klientet tuaj pasi te grabisni pronat tona?

Ju qe krekoseni duke dhene tapi per vila tre kateshe te bera pa leje dhe nuk i jepni himarioteve certikatat e pronave te trasheguara? Turp t’ju vije!!! Hajdute te felliqur e individe te pashpirt!

*Neranxi eshte perfaqesues i shoqatave te Komunitetit te Himares dhe i aferm i Kristi Panojotit qe u aksidentua ne LungoMare dhe vdiq 17 vjec

(Marrë nga perqasje.com)

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*