Shpëtim Idrizi kandidati konsensual për president! SATIRË

Shpëtim Idrizi kandidati ideal për president! Idenë e ka hedhur portali boom.al dhe në fakt është shumë e qëlluar si kandidaturë, sepse:

– Idrizi ka dhënë prova të unitetit. Edhe pse PDIU quhet “partia e çamëve” aty bashkëjetojnë çamë me grekë, kristjanë me myslimanë e ateistë, burgaxhinj e trafikantë me pedagogë.!

– Shpëtimi ka dhënë prova që është mbi palët. Ai ka demonstruar se nuk e ka pèr gjë të marrë vota djathtas e ta çojë partinë majtas.

– Shpëtimi ka dhënë prova se është i rrahur. Kjo, natyrisht, në kuptimin e figurshëm. Megjithë tensionet e presionet brenda parisë së partisë, ai ia ka dalë t’i rrëshkasë, me dinakërinë tipike greke të Odisesë, edhe kolegëve të superfuqishëm në PDIU. Domethënë i rrahur me vaj e me uthull, ashtu siç duhet të jetë një president i vërtetë.

– Shpëtimi është i vetmi president vërtet konsensual. Që të gjitha palët janë 100% në një mendje se besë nuk i zihet, se edhe militantët e vet i ka mbajtur në ajër me premtime për punë e sistemime, por ka akuzuar pushtetin që nuk i është përmbajtur kuntratave!

Kaq mjaftojnë e nuk ka nevojë ta shtrijmë listën edhe në hollësi e merita të tjera të kandidatit për president Shpëtim Idrizi.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*