Shpëtimi i çamëve nuk është Shpëtimi! EDITORIAL

Dje u shpall qeveria e re ku, natyrisht, nuk kishte pse përfshihej PDIU. Rama e kishte shpallur se e donte timonin vetëm , pa të tjerë “me dorë në timon e në tepsi”. Dhe partia e Idrizit është tipikja e “tepsisë”.

E themeluar dhe formatuar e riformatuar si “partia e çamëve”,  PDIU hyri në tregun politik si një forcë që do të përfaqësonte një kauzë të rëndësishme patriotike dhe një grupim të rëndësishëm shqiptar, të goditur keqas nga disa padrejtësi historike.

Por PDIU e Idrizit nuk vonoi të kthehet në organizatë tipike pragmatiste, duke konvertuar votat e çamëve në drejtori e vende pune, në një pjesë të mirë të të cilave as çamë nuk  gjeje! Nga një deklaratë për Shën Llesh, kur dilte ndonjë tension me Greqinë, na kujtonte “përse”-në e krijimit të partisë së Idrizit.

Ç’të mbjellësh do korrësh – thonë shqiptarët. Pragmatizmi prodhoi këtë përfaqësim në Kuvendin e ri, ndërsa Çamëria la jashtë tij Shpëtim Idrizit. Po po! Ishte thirrja e Artur Dojakës, kryetari i Aleancës Popullore, njëri nga ideatorë, themeluesit dhe përfaqësuesit e idealit dhe çështjes çame. Me fushatën “kryq votës” i hoqi në Tiranë Idrizit votat e komunitetit që ky për vite betohej se i përfaqësonte.

Pra sot çamët dhe çështja e tyre janë pa shpëtim me PDIU aktuale. Tre deputetët që kanë në kuvend në rradhë të parë nuk janë grup parlamentar. Së dyti, nuk janë as në pushtet më. Pèr të mos folur më pas që nuk i ka parë as dëgjuar kush të artikulohen për çështjen madhore që përbën kuptimin e ekzistencës së forcës së tyre. Shpëtimi dhe ajo çka katranosi ai e mbyllën ciklin politik si pèfaqësues të çamëve dhe çështjes së këtyre të fundit. Nga ana tjetër, si çështja ashtu edhe çamët, jo vetëm ekzistojnë , por më shumë se kurrë kanë kohën për të qenë faktorë.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*