“Shqipëria do….vetëm vetting”! Si po i bën për budallenj Rama shqiptarët. EDITORIAL

As Lej Feni në vakt të vet nuk do kishte qenë kaq karagjoz sa kjo puna e çadrave të Ramës dhe lalit të tij për reformën në Drejtësi. Sot, me firmosjen e të ashtuquajturit “peticion” i ka bërë një fyerje aq të rëndë inteligjencës së tijë në rradhë të parë, e me rradhë ç’e ndjek nga pas. SEPSE:

KRYEMINISTRI, KRYETARI I FORCËS QË KA SHUMICËN NË KUVEND, FIRMOS NJË PETICION QË TË BËHET REFORMA?

Sa pa e firmosur Tahiri e sot Rama, edhe shtyhej sikur gjoja shoqëria civile po i bënte presion politikës. Po kur vjen pushteti e firmos peticionin e shoqërisë civile…kush e gjen një emër për këtë?

Nëse kjo paljaçatë nuk do të qe një inskenim lejfenist pa minimunin e fantazisë, analiza serioze të çon në përfundimin se Edi Rama dhe rilinda e tij e ka humbur pushtetin. Në të kundërt do ta ushtronte atë pa patur nevojë për karagjozllëqe të këtij lloji. Paradokse të tilla as vullnetarët e Enverit në shkurt ’91 nuk ranë aq poshtë sa t’i prodhonin.

Për hir të së vërtetës Rama nuk është se nuk ia ka dalë ta prodhojë këtë fabulën e raportit shkakor të protestës së PD me pengimin e reformës në drejtësi dhe shpalljen e vetvetes si kalorësi i kësaj reforme. Edhe përmes farsave banale me teto e xhaxhallarë që mbajë rradhë të firmosin peticionin. Atij nuk është se i është bërë ndonjëherë vonë për formën. Rëndësi ka qëllimi. Dhe njëfarësoj ia ka dalë. Por edhe këtu, mediat e orkestruara prej tij bëjnë sikur nuk e dallojnë paradoksin.

PSE DUHET TA DASHUROJË PUSHTETI REFORMËN NË DREJTËSI E TA LUFTOJË OPOZITA?

Teorikisht (pse jo edhe praktikisht xhanëm) tmerr nga reforma në drejtësi duhet të ketë pushteti. Sepse, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, sistemi i reformuar i drejtësisë duhet të merret me të sotmen. Pra të hetojë korrupsionin sot e ta ndëshkojë të parin atë. Më pas të zbythet në kohë e të korrë ç’ti dalë përpara.

Mirëpo përmes mediave dhe kasnecëve të rilindjes Rama ia ka dalë të prodhojë mitin se prokurorinë dhe gjykatat i kontrollon 100% Saliu. Ky, “i miri”, po bën namin e zi që “Lazaratin e dytë”, “kriminelët me uniforma të zeza dhe rivrasësit” t’i çlirojë nga Saliu, për të futur në burg Saliun dhe korrupsionin e Saliut.

Mirëpo, në gati 4 vjet, përveç të ziut Spiro Ksera që kish hedhur firmën për nja 30 milion lekë të vjetra për romët, asnjë ministri a drejtuesi tjetër i lartë i qeverisë Berisha nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk paskan qenë të korruptuar drejtuesit e pushtetit 2005 -2013? Apo i kanë ruajtur dosjet pasardhësit e rilindjes? Në qoftë kjo, këta të fundit rrezikojnë për vete prangat për moskalllëzim krimi, të paktën.

Pra e koklavitur ca ë? Rama dhe ministrat e tij që duhet të jenë objektivi i parë i drejtësisë së reformuar po lufton me mish e me shpirt të bëhet reforma! 99-shat e Lalit ngrefin çadra për të mbledhur firmat e pensionistëve të organizuar në rreshta për peticion, të papunë , të pastrehë, të pabukë kërkojnë…vetting! Populli nuk do as punë, as drita, as zgjedhje të lira….vetting mo vlla, vetting!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*