Shqipëria mbi të gjitha! Boll me vasalitetin e politikanëve lavire! EITORIAL

“Pse, nuk je me Partinë ti!?”- të hakërreheshin para viteve ’90 kur donin të të vinin në siklet. Sot të thonë: ” Pse, nuk je me Europën dhe Amerikën ti !?” – dhe ti duhet të skuqesh se ky është sakrilegj i madh!

Po të thuash:  “U kam q*** t’ëmën të gjithëve! Jam me Shqipërinë?”. Sepse pas 45 viteve internacionalizmi proletar erdhën 27 të tjerë vasaliteti, ku politika shqiptare ka bërë ç’i kanë thënë zyrtarë të lartë e të ulët nga Perëndimi, me kushtin që ATA t’i lenë të qetë të vjedhin KËTA.

Na kanë krijuar iluzionin se të huajt që vijnë këtu nga BE dhe SHBA janë “baballarët” që u dhemb zemra për hallet tona dhe që vijnë nga ana e anës për të ndërmjetësuar e pajtuar “çunat” shqiptarë të idhnuar me njëri-tjetrin. E vërteta është se ATA kanë ardhur përherë me axhendën e tyre, me interesat e tyre dhe kanë dhënë urdhëra, të cilat janë zbatuar zellshëm nga politikanët tanë, të shantazhuar prej mëkateve pafund që bartin, duke ia shitur shqiptarëve si”zgjidhje”, “këshillë” etj.

Sot vendi ndodhet në një krizë të paprecedent. Opozita nuk hyn në zgjedhje pa qeveri teknike. Kjo është rrjedhë logjike e një qeverisjeje arrogante dhe të korruptuar të Edi Ramës. Nëse interesi i ndërkombëtarëve është stabiliteti këtu, qoftë edhe me koston e një bufoni autoritarist në pushtet, ky nuk është aspak interesi ynë! Boll e kemi sakrifikuar lirinë dhe demokracinë për të tjerët. SHQIPËRIA ËSHTË MBI TË GJITHA!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*