Shqipëria një varreze e te gjallëve edhe për shumë kohe. Nga Martin TORO

Shumë e vështir te besh një analize te gjendjes aktuale ne këtë vend sidomos ne kohet e fundit. Janë shtuar aq shume problemet si papunësia, varfëria, rënia intelektuale dhe mos funksionimi i administratës shtetërore edhe shumë te tjera saqë s’di nga tja fillosh me pare. Megjithatë do te flasim për disa nga ato me elementaret:

  1. Ulja e te ardhurave për fryme: Sot shtetasi punon me shume dhe fiton me pake, kjo ne saje te keq administrimit te institucioneve përkatëse apo politikave te gabuara te kësaj qeverie qe punojnë afatshkurtër ‘sot për sot’ dhe te atyre te mëparshme qe deri dje mësuan si drejtohej shteti.
  2. Mungesa e eksperteve adapt ne fusha te ndryshme: Ashtu si ne pjesën e mungesës se legjislacionit një pjesë e mire e ligjeve është marr copy past nga vende te ndryshme te botes dhe nuk është përshtatur aspak me kulturën apo situatën aktual ne nevoje. Kjo sjell mos funksionimin e hallkave dhe rënien e efikasitetit ne Sistemin e Drejtësisë, Ekonomisë, Arsimit, Gjyqësorit, AKU,  mirëqenies sociale e shumë institucioneve te tjera qe te gjitha bashke e bëjnë jetesën te vështirë ne këtë vend.
  3. Ligji apo Maliqi: Normale qe maliqi. Te gjithë e dimë qe sado pak i drejte te jete ligji, Maliqi e shtrembëron atë akoma me shume sipas interesave te veta. Nëse një shtetas i thjeshte do te thyej ligjin atëherë ai do te marr dënimin maksimal sidomos kur nuk është ne gjendje te paguaj tarifën e paracaktuar nga maliqi. Kjo situate favorizon shkeljen, thyerjen e ligjit nga personat ne pozitë  apo ata te cilët kane mbështetje nga funksionar te hierarkisë shtetërore.
  4. Mungesa e meritokracise: Shpesh here kemi dëgjuar “mitin” e vendeve te lira ne administratën e shtetit. Ne faqet zyrtare lajmërojnë se është hapur vend pune ku çdo person me kualifikimin përkatës i lind e drejta te aplikoj dhe te konkurroj. Pas shumë e shumë mundimesh te mbledhjes se dokumentacioneve te kërkuara. Ti konkurron, mundet te dalësh edhe i pari ne konkurrim por ti mëson se ai vend është i zëne 6 muaj përpara se te shpallej zyrtarisht i lire dhe se e gjithë kjo ishte për te justifikuar atë militantin tashme ne krye te detyrës. E imagjinoni dot se çdo te thotë kjo?! Sa pak shanse ka një i ndershëm apo një i afte ta fitoj këtë vend pune? Apo sa shanse ka një militante te punoj me ndershmëri dhe pa bere korrupsion kur ai vet ka paguar për te qen aty.

Nuk do tja uroja askujt qe te largohej njëherë e me par nga ky vend qe ta mohon te drejtën e jetesës se denje dhe qe ka kaq pak shanse te behet por edhe te themi se do te ndryshoj së afërmi, nuk më duket e arritshme. Te leme ata qe na drejtojnë te na gënjejnë duke na thënë se gjithçka po ndryshon sepse e vetmja gjë qe këta bëjnë mire është te gënjejnë.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*