Shqipëria përmbytet, kryeministri Rama bredh si turist qeveritar nëpër Botë Jakup B. GJOÇA

Shqipëria këto ditë është e përmbytur. Ka edhe viktima nga përmbytjet, si edhe dëme materiale.
Në fakt, përmbytjet janë pasoja të keqqeverisjes vendore dhe qëndrore. Shëmbulli më i qartë është përmbytje në hyrje të Tiranës, te autostrada Tiranë-Durrës. Qeveria Socialiste trumbetoi me të madhe ristrukturimin e Autostradës Tiranë- Durrës, me mbjelljen e palmave dhe të gazonit anës rrugës, duke cënuar qëllimisht projektin fillestar të kësaj autostrade, e cila parashikonte 4 korsi në çdo drejtkalim, si edhe masat e kullimit.
Mirëpo, përmbytje e këtyre ditëve e këtij segmenti rrugor, nxorri në shesh keqbërjen e punimeve, të cilat janë shkaku I përmbytjeve, dhe përgjegjësi politike dhe ekonomike ka drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama, i cili gjithherë bën pune fasade, pa brendi, thjesht për propagandë, dhe për të përmbushur vetëm interesat personale, pa u merakosur për mbarëvajtjen dhe të ardhmen.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u përmbyt thuajse në çdo hapësirë të saj. Kryeministri Edi Rama, ka qënën 11 vjet rresht kryebashkiak i Tiranës, dhe keqqeverisja e bashkisë nga Edi Rama, si në dhënien e lejeve të ndërtimit pa zbatuar asnjë kriter për mjedisin, si në moshartimin dhe moszbatimin e projekteve të kullimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve të Tiranës ka sjellë pasojat e përmbytjeve të këtyre ditëve. Përgjegjës i drejtpërdrejtë politik dhe ekonomik i përmbytjeve të Tiranës është kryeministri Edi Rama.
Edhe përmbytjet më të mëdha në zonat e tjera të vendit ndodhën në ato bashki, që këto 10 vite te fundit janë kryebashkiakë socialistë, të përzgjedhurit e kryetarit të PS, Edi Rama. Kësisoj, përgjegjësia politike dhe ekonomike e përmbytjeve në bashkitë e tjera të Shqipërisë, është drejtpërdrejt e kryeministrit Edi Rama.
Mirëpo, përballë kësaj emergjence për të përballuar përmbytjet dhe pasojat e saj, kryeministri Edi Rama luajti teatër, si të ishte klloun.
Ditët e para publikoi disa mbledhje të Emergjencës Kombëtare, si edhe shpërndau disa fotografi me titull “Shteti në krye të detyrës”, duke bërë protagonist të shtetit ushtarët që ndihmonin të përmbyturit.
E vetmja masë shtetërore që ndërmori kryeministri Rama për të përballuar përmbytjet në Shqipëri, ishin orët e pafundme të Emergjencës Kombëtare. Thua se nga sasitë e orës që harxhoi kryeministri Rama në mbledhjet e Emergjencës Kombëtare, do të ndihmohet i përmyturi, do të shpëtohet pasuria nën ujë.
Kryeministri Rama, në vend që të harxhojë lekët e Buxhetit të Shtetit me ndihma për të përmbyturit, do të paguajë, si shpërblim, miliona lekë çdo anëtar të Emergjencës Kombëtare për orët e harxhuara në mbledhjet e Emergjencës Kombëtare, sepse me …ligj, çdo anëtar i Emergjencës Kombëtare shpërblehet për orët që “punon” në këto mbledhje.
Vetë kryeministri nuk denjoi që të shkonte personalisht në zonat e përmbytura, për t’u dhënë kurajo qytetarëve të dëmtuar dhe për t’u dhënë shpresën se shteti u ndodhet në krah me ndihma konkrete. Të përmbyturit, mund t’i kenë shpëtuar mbytjeve, por po terrorizohen nga të ftohtit, kanë humbur pasurinë, shtëpinë, nuk kanë më as bukë të hanë dhe janë të ekspozuar edhe nga sëmundjet. Kështu, qytetarët e përmbytur, mund t’i kenë shpëtuar mbytjes, por nuk kanë mundur të sigurojnë dot mbijetesën, ngaqë janë të pandihmë dhe të braktisur nga shteti.
Shteti nuk publikoi asnjë masë konkrete, sesi do të ndihmonte të përmbyturit, sa do të japë ndihmë materiale për të dëmtuarit, cilat do të jenë masat për të evituar përmbytjet në të ardhmen.
As që u publikua analiza e përgjegjësive të përmbytjeve, për të dhënë përgjegjësi në drejtuesit e shtetit.
Përmbytjet në Shqipëri vazhdojnë, mirëpo kryeministri Edi Rama, ia mbathi nga Shqipëria, e duke lënë shqiptarët nën ujë, për të marrë pjesë në hepjen e një ekspozite pikturash në Nju York.
Kësaj i thonë, Shqipëria përmbytet, ndërsa kryeministri Edi Rama …krihet turist nëpër SHBA.
Shqipëria është në gjendje emergjence nga përmbytjet. Qeveria duhej të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët, çdo strukturë e shtetit duhet të ishte aty, në ndihmë të qytetarëve të përmbytur. Duhej që të gjithë të përballojmë pasojat e përmbytjeve, të bëhen analizat, të ndërmerren masa urgjente, por edhe afatmesëm dhe afatgjatë për të mos ndodhur më përmbytje.
Mirëpo, asgjë nga këto nuk u bë. Kryeministri Edi Rama u dëftua i papërgjegjshëm, shpërfillës, arrogant edhe ndaj kësaj fatkeqësie të madhe që vuajnë shqiptarët nga përmbytjet, derisa iku, për të hapur ekspozitë vizatimesh.
Nëse kryeministri Edi Rama, do të ndjente sadopak përgjegjësi morale, politike, shtetërore, ligjore, do të anullonte çfarëdo axhentë politike, madje edhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe do të ishte i pranishëm fizikisht në terren, aty ku qytetarët janë të përmbytur.
Kështu, kanë vepruar të gjithë kryeministrat, presidentët e shteteve, kur qytetarët dhe vendi i tyre janë në emergjencë kombëtare.
Privalon emergjenca kombëtare nga çdo anxhentë politike ndërkombëtare, për çdo udhëheqës shteti.
Mirëpo, Edi Rama, me braktisjen që u bëri të përmbyturve, dëshmoi, që nuk ka qëllim aspak, që të mirëqeverisë, nuk ka aspak qëllim që t’u shërbejë shqiptarëve.
Përkundrazi. Edi Rama, si kryeministër, detyron shtetin, që t’i shërbejë vetëm interesave personale të tij, duke shpërdoruar kështu edhe detyrën shtetërore.
Për një ekspozitë pikture në Nju York, kryeministri Rama braktisi qytetarët e përmbytur.
Shteti nuk u jep dëmshpërblim të përmbyturve, por shteti do të paguajë nga taksat e shqiptarëve, të gjitha shpenzimet e kryeministrit Rama, në pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e pikturave në Nju York.
Edi Rama, si piktor, ende në Shqipëri nuk ka hapur asnjë ekspozitë pikture, shqiptarët ende nuk njohin asnjë pikturë, apo vizatim të bërë nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë, që kryeministri Edi Rama ka hapur ekspozita të vizatimeve të tij në shumë qytetete të Botës, që nga Kina, në Amerikë dhe Europë, të gjitha shpenzimet paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Kryeministri Rama, paaftësinë e tij si piktor, inferioritetin që ndjen ngaj Artit, mundohet ta bojatisë me propagandën e hapjes së ekspozitave, ndërkohë, që asnjë kritik arti, askush nuk ka bërë asnjë koment, asnjë vlerësim artistik për vizatimet që ekspozon Edi Rama.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*