Shqipëria po shkon në luftë civile nga hashashi. Rruga si ajo e kaluara.. Nga Llesh P.GJETA

Po marrin frymë lirisht të gjithë më në fund! Fushata “korr – shi – grumbullo pa firo” e hashashit është në ditët e fundit, kështuqë edhe Rama me të tijët ka nisur ta trashë zërin e të kërkojë: “Ku hashashi”? Ç’u mblodh – u mblodh, ç’u kap – u kap. Për fat të mirë sivjet qe ende nën kontroll të rilindjes. Them “për fat të mirë” se mundet që tashmë të qe nën kontroll të plotë të mafias, që do të thotë fund përnjimend për këtë vend.

Pra ç’u bë – u bë sivjet. Ka para boll për të blerë zgjedhje, ndërkombëtarë, media e gjithçka duhet për një pushtet të mbrothtë për 4 vite në vijim. Po mot?

Çështja është ç’do të ndodhë vitin që vjen me drogën? Nëse situata vazhdon, rreziqet për Shqipërinë rriten në progresion gjeometrik. Së pari dhe më e rëndësishmja, struktura tashmë e korruptuar e shtetit dhe administratës, jo vetëm zgjerohen por edhe inkriminohen në kuptimin më të plotë të këtij termi. Policë, inspektorë, drejtorë, ministra, gjyqtarë, të gjithë, tashmë konfirmohen si një organizatë kriminale e mbajtur në këmbë vetëm për industrinë e kanabisit. Nuk po flas pastaj për shqiptarin e thjeshtë, aq më tepër fshatarët që me atë rrojnë.

Nëse mot do të kemi të njejtin trend, do të thotë se ato para nuk do të përdoren as për fushatë më e as për rritjen e GDP -së, por thjesht për fitimin që sjell ky biznes. Oligarkia e hashashit ka nisur ta deformojë krejtësisht sistemin në vend: që nga ekonomia deri tek marrëdhëniet njerëzore. Si format kjo situatë ngjan shumë me periudhën e fajdeve në vitet 95 – 96 ku gjithçka rrotullohej rreth Sudes e Xhaferrit e që organikisht prodhoi ato që ndodhën në vitin 1997.

Pra nëse dikush përmend tensione të mëdha, qoftë edhe luftë civile në këtë vend, mos u kap në befasi! Ky stan këtë bulmet ka. Ata që po i bëjnë paratë me krim dhe ai pushtet që po i mbron e mbështet, do të vijë dita që me krim e me gjak do t’i ndajnë, si pushtetin e tejfryrë ashtu edhe babzinë për më shumë para e influencë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*