Shqipo kujdes! Rama në pazar të qeverisur vetëm dhe ky është fundi ynë! Nga Armir SHKURTI

“Demokratë, mos e çoni votën kot por ma jepni mua për t’ju shërbyer më mirë”- po pèrsërit kudo Rama. Kaq të butë e të sjellshëm, të shtruar e popullor kishim vite pa e parë, apo jo?

Këtë herë edhe nga veshja duket se e ka marrë me shumë sportivitet fushatën. Me tuta, me batuta…Por pas fasadës, si në bark të kalit të Trojës, pret padurimi i 71 mandateve! Edi, që shtirret se e ka në xhep fitoren, nuk e do fitoren me të tjerë, por vetëm! LSI – së i ka lëshuar “teknikët” e PD-së, pa ia lënë mangut vet sa herë i jepet rasti.PD doli e shushatur nga marrëveshja dhe më e shushatur ka hyrë në zgjedhje. Të tjerët i nxorri jashtë loje marrëveshja.

Pra lojën e butë në fasadë por të egër nën rrogoz ky kryeministër po e bën për qëllimin e madh e përfundimtar: QEVERISJEN VETËM!

Pas miratimit të vettingut dhe me një qeveri njëngjyrëshe Edi Rama bëhet i gjithëpushtetshëm. Dhe ne e provuam se ç’do të thotë ky njeri kur ka shumë pushtet. Tashmë rrezikon të jetë vetëm fare, “pa njeri në prehër” dhe ta drejtojë timonin dhe makinën si të dojë.

KËTË RREZIK NUK PO E DENONCON AS BASHA DHE AS META!

A është pjesë e marrëveshjes kjo heshtje? Po që kështu, gjendja është shumë më e rëndë! Sidoqoftë fakti është se ASKUSH nuk pipëtin pèr një rrezik të pushtetit absolut RAMA. Përkundrazi! Agjitpropi i rilindjes injekton eufori idiote mes demokratëve, duke i prefur për fitore të zgjedhjeve dhe koalicion me LSI-në!

Pjesa më dëshpëruese dhe e frikshme e marrëveshjes Rama – Basha ka qenë entuziazmi i militantëve të të dyve që festonin meqë “hoqëm qafe këta të vegjlit që na çanin trapin”! Që të dy krahët u çliruan nga bezdia dhe u lumturuan nga rehati i “tangos”: vetëm dy! Një herë hipën njëri, një herë tjetri. Të dyja kampet bartin dhe pèrçojnë frymën e shefave. Edhe emocionet e tyre.

Por kur pushteti është i lumtur se do qeverisë i pabezdisur, mjerë ai popull!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*