Shteti “BURG” që ndërtoi kryeministri Edi Rama në Shqipëri Jakup B. GJOÇA

Mbrëmë, në emisionet televizive greke, u trajtua problemi i mospagimit të energjisë elektrike nga mijëra famije, që kanë të ardhura nën nivelin Jetik të Jetesës. Gazetarët grekë sollën shembuj që DEI (korporata shtetërore e Shpërndarjes dhe Prodhimit të Energjisë Elektrike në Greqi) u ka prerë energjinë elektrike edhe atyre familjeve, edhe atyre individëve, që nuk kanë aspak të ardhura, ose që kanë shumë pak të ardhura, janë invalidë, janë shtruar për një kohë të gjatë në spitale, etj.

U përmendën rastet që individë kanë rilidhur pa leje sërish energjinë elektrike, POR DEI dhe Shteti grek  nuk kanë reaguar, e ca më pak, nuk i kanë burgosur.

Drejtori i DEI u detyrua të pohojë publikisht, që DEI nuk do të ndërpresë energjinë elektrike asnjë familjeje, individi dhe invalidi që kanë të ardhura financiare deri në nivelin e jetesës. Madje, DEI po zbaton programe të atilla ekonomike, që të gjithë familjeve që kanë të ardhura të pakta, u jep energjinë elektrike me çmim më të diferencuar, natyrisht me çmim më të lirë, se konsumatorët e tjerë familjarë, ndërkohë, që ka ngrirë edhe faturat për një vit, ndërkohë për faturat e papaguara, po zbaton pagime me 36 këste pa asnjë kamatë!!!

Dhe, mos harroni!

Greqia është  8 vjet në progamin ekonomik të TROJKËS (FMN, BQE, BE), për shkak të borxheve!

Ndërsa në Shqipërinë, ku qeveris Rilindja Socialistee ashtuquajtur “Qeveri e Majtë”, kryeministri Rama po zbaton politikën e të bërit shtet, që praktikisht është “SHTETI BURG”!

Kryeministri Rama, me pretendimin se do të detyronte shqiptarët që të “mësonin” të zbatonin ligjin në pagimin e konsumit të energjisë elektrike, zbaton praktikisht politikën e esktremitetit: Ose paguaj, ose BURG!

Për këto familjarë, për këdo individ, pa bërë përjashtim as ekonomik, as social.

Jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që i mashtroi shqiptarët, me premtimin elektoral, se DO TË ULTE ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, kur rriti çmimin e energjiosë elektrike që në 2014 me 25 %, nga 77 lekë për kilovator, në 95 lekë për kilovatorë.

Qeveria e Kryeministrit Edi Ram, akoma nuk ka përcaktuar NIVELIN MINIMAL TË JETESËS, për familjet dhe individët.

Kështu, që një familje ( me 4, 5, 6, 7, ose 8 pjesëtarë) mund të mos ketë asnjë lekë të ardhura, ose mund të kenë të ardhura financiare vjetore, psh, 1.000 lekë  në muaj për individë, për gjithë familjen, POR qeveria e kryeministrit Edi Rama, u kërkon edhe këtyre familjeve që ta paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim, sa e paguan edhe vetë kryeministri Edi Rama!!!

Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste janë me mijëra individë me të ardhura financiare mujore dhe vjetore zero, që janë burgosur nga Shteti i Kryeministrit Edi Rama, vetëm e vetëm, sepse “guxuan” dhe rilidhën energjinë elektrike në shtëpi, për të dhënë energji elektrike fëmijës që të mësojë, që të punojë aparatura e oksigjenit për  babain dhe nënën e paralizuar në shtëpi!!!

Qindra shqiptarë, janë vetëvrarë në BURGUN  e shtetit që ndërtoi kryeministri Edi Rama në këto 4 vjetët e qeverisjes së kryeminsitrit Edi Rama, ngaqë nuk mund të duronin as torturën fizike dhe as torturën morale dhe psikologjike, që u birgosën me “fajin” që rilidhën energjinë elektrike në dimër, që edhe familja e tij t’i mbijetonte të ftohtit!!!

Nëse politika “ E TË BËRIT SHTETI” e kryeministrit SOCIALIST Edi Rama zbatohet duke futur në BURG edhe kryefamiljarin që rilidh vetë, pa leje energjinë elektrike në shtëpi, ndërkohë që FAMILJA E TIJ nuk ka të ardhura as për bukën e fëmijëve, atëhere, ky SHTET që ndërtohet duke BURGOSUR qytetarin e varfër ËSHTË DIKTATURË!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Shteti i kanabisit po na mbyt femijet kjo eshte e verteta e ketij shteti ,punon ky shtet po po punon mbjell kanabis burgos ato qe nuk paguaj dritat ben shtet burri botes bo dhe ca zhgarravina ky wshte thelbi i te berit shtet fut ne burg ate qe eshte i pa fuqishem nxjerr kriminelin se i duhet per zgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*