Si DiA me CEZ, tranzit.shpk po mbledh borxhet e celularëve. Kush fshihet pas…

-Alo, ju kontaktojmë nga Tranzit.shpk. Ju keni një faturë të papaguar tek vodafoni që në vitin 2007. Ju lutem paraqituni për të shlyer detyrimin.

Kjo thirrje ka filluar t’u vijë shumë shqiptarëve kohët e fundit.

Po ç’është tranzit.shpk?

Në faqen zyrtare thuhet se është institucion financiar jobankar. Po në prezantim, në faqen zyrtare, theksohet:

“Tranzit eshte shoqeri e fondeve investuese te administruara nga NCH Capital. Nga viti 1993, NCH eshte nje prej investitoreve me te medhej ne Europen Lindore dhe Rusi.…”

Kjo kompani ka marrë përsipër të mbledhë borxhet e kompanive që ofrojnë shërbimin celular. E njejta skemë si DiA dikur me borxhet e CEZ. Çështja është e e gjithë skema funksionon pa dokumenta. Nëse ti shkon tek zyrat, i vetmi dokument (nëse mund të quhet i tillë ) është njoftimi që ti ke një borxh dhe të tregohen mundësitë se ku mund t’i paguash. Asnjë titull tjetër! Vetëm fotokopje të një fature sintetike (dmth me shumën për t’u paguar ) për të cilën ti as e mban mend sa ka qenë dhe pse nuk qenkësh paguar. Për faturën e detajuar, atë me numra dhe minuta, të thonë se ka dalë dikur një vendim që mos të ruhen më shumë se dy vjet dhe…nuk ekzistojnë!

Deri më sot skema ka funksionuar në bazë presioni. Kush e ha – shkon e paguan. Kush kërkon llogari, thjesht mbahet me llafe nga punonjëse të specializuara për këtë shërbim. Kur i dëmtuari u kërkon dokumenta me të cilat të paraqitet në gjykatë për ta zgjidhur, tranzit.shpk nuk jep!

Duke qenë institucion financiar, mungesa e dokumentacionit të plotë dhe të saktë , më e pakta i hap rrugën pastrimit të parave.

Kjo situatë është përditë tek porta e ABI BANK, ku ndodhen edhe zyrat e kësaj kompanie “financiar jobankare”. Prepotencën për këtë fushatë duket se ia jep mbështetja e fuqishme politike, njerëz të të cilës janë edhe aksionerë në të. Por ky i përket një investigimi të pak mëvonshëm

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*