Si do të qe normale Shqipëria – debatojnë Koli me Koçin

Koçi – Sa vend i çmendur është ky yni mo Koli!

Koli – Pse mo vlla, kush ta ka prishur terezinë?

Koçi – A e more vesh që qeveria dha para për të kuruar Bashkim Finon?

Koli – Po…

Koçi – Po që për një foshnje dy muajsh që po vdiste , nuk dha lekë shteti por i mblodhën qytetarët?

Koli – ..edhe?

Koçi – A nuk është çmenduri kjo?

Koli – Pse, si do të qe një vend që nuk është i çmendur?

Koçi – Qeveria do të paguante çdo qindarkë për të shpëtuar nga vdekja një foshnjë 2 muajshe dhe populli, në shenjë mirënjohje për qeverisjen e mirë do të kishte mbledhur para për të shëruar një deputet!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*