Si e mbrojti sot Sorosin në shesh Basha dhe shkaku se përse. Nga Armir SHKURTI

“Ka folur më në fund Basha për Sorosin!” , “Sa e përmendi Sorosin Basha tek tenda”! Vinin njëri pas tjetrit sot paradite mesazhet dhe telefonatat entuziaste që më në fund Lulzim Basha, kryetari i opozitës, i kishte vënë gishtin spekulantit globalist George Soros dhe lidhjeve të tij me Edi Ramën.

Po! E vërtetë që e ka përmendur. Por në një koncept krejt tjetër nga yni dhe me një qëndrim të cilin që herën e parë që e ka zënë me gojë, kryetari i PD i qëndron konseguent. Sipas tij është Edi Rama që ka përdorur Sorosin . (!!!!???)

Në gjithë botën miliarderi Soros akuzohet se ka përdorur njerëz dhe struktura për të përfituar. Në vendin e tij ai akuzohet deri për organizim të një revolucioni mavi kundër presidentit Trump duke përdorur rrjetet që ka prodhuar vet. Vetëm në Shqipëri na paskësh dalë një më i zgjuar se ai, i cili ka shfrytëzuar për qëllimet e veta njeriun që akuzohet nga gjithë bota se i shfrytëzon e manipulon të gjithë. Në gati 4 vjet ne, një grup i vogël kemi denoncuar të kundërtën: George Soros ka ndërtuar me shumë kujdes një rrjet funksional në Shqipëri dhe e ka kurorëzuar atë me sjelljen në pushtet të njeriut shumë të afërt, atij që e kishte edhe krushk në dasmë, Edi Ramën. Avokati Altin Goxhaj ka një dosje të plotë që ia ka vënë në dispozicion personave të interesuar përtej oqeanit, në të cilën renditen fakte e dokumenta që vërtetojnë se Rama është një satrap i spekulantit miliarder. Këtë dosje dhe shpjegimin e platformës Soros për të falimentuar Shqipërinë ka mëse dy javë që ia kemi kërkuar Bashës ta shpjegojmë tek pronesta por nuk ka përgjigje.

ATËHERE PSE BASHA KA KËTË QËNDRIM?

Nga i gjithë rajoni, vetëm Shqipëria është jashtë hetimit lidhur me Sorosin. Sepse nga Shqipëria NUK ka denoncim apo akuzë zyrtare kundër tij. Nga qeveria nuk bëhet fjalë, por as nga opozita. Ata që u gëzuan sot në tendë kur dëgjuan kryetarin të përmendte lidhjen e spekulantit me kryeministrin e sotëm, nuk kuptuan se kryetari i tyre në fakt po e shpëtonte Sorosin. Rama është i keqi. Soros i shfrytëzuari.

Ashtu si pas leximit të këtyre rreshtave, edhe më herët na kanë pyetur: A ËSHTË EDHE BASHA PRA, NJERI I SOROSIT NË SHQIPËRI?

Ka të ngjarë që më shumë ai të jetë i kontrolluar nga anturazhi i tij, i cili o kontrollohet ose shantazhohet nga ai që kryetari i PD edhe sot e quajti “rrjeti”.

Sot situata në tendë është e acaruar. Shumëkush mendon se fajin për çka ndodh e nuk ndodh aty e ka sekretari organizativ…apo ai i përgjithshëm…apo kryetari i grupit kuvendor….apo… Por jo!

Komandën aty e ka një zonjë që njëkohësisht është drejtuese edhe në biznesin e rrethit të afërm të Bashës e po ashtu edhe kushërirë e parë me një nga përfaqësuesit më të fuqishëm të Sorosit këtu. Kjo zonjë e Shtëpisë së Lirisë  i ka besuar punët dy personave të tjerë nga PD -ja: një djali të ri dhe një zonje të njohur shumë në atë forcë politike, duke nxjerrë kështu jashtë loje çdo strukturë e personalitet të PD – së. Kjo trio bën axhendën, listat e atyre që flasin a që s’duhet të flasin e çdo punë tjetër. Çne kaq pushtet në partinë më të madhe të opozitës një person që vjen nga ky kontekst? E parë në optikën e këtyre prononcimeve djallëzore  ku Basha shqipton “për të keq” Sorosi por në fakt pikërisht me këtë retorikë i bën mbrojtjen më të përsosur, mbetet më e pranueshme teza se rrjeti i miliarderit e kontrollon kryetarin e opozitës përmes ndonjë skeleti në dollap, nëmos në të tijin, në një nga të të tijëve.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Shume nga Kina i keni rene… Qe lexuesi mos te ngaterrohet me teper se te informohet nga shkrimi, beni mire te sqaroni qe zonja drejtuese e cadres eshte Odeta Male, njekohesisht drejtoreshe e Landmark, biznesi i kunatit, dhe kusherire e pare e Andi Dobrushes qe eshte drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros per Shqiperine. Dy personazhet e tjere jane Ervin Salianji dhe Grida Duma, qe te dy te kultivuar nga Naim Cili Sorosian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*