Si funksionon HUAJA e FMN-s. Nga Arben BERISHA

Shkurt dhe qarte per ju që nuk keni kohe te analizoni.
1) FMN është një ndermarrje financiare fitimprurese;
2) FMN i jep hua vetem Shteteve që e kan “litarin në fyt”;
3) FMN eshte nje Karte Krediti me perqindje “gjakpirese” nga 33% ne 99% interes;
4) Që FMN të kete të sigurta parat e veta + interesin, detyron Qeverinë huamarrese të bëj ndryshime në sherbime dhe taksat që mbledh. Pra Qeveria duhet të zvogeloje harxhimet dhe rrisi fitimet. Kjo behet duke rritur moshen e pensionit, duke rritur taksat, duke mos ngritur rrogat; duke zvogeluar investimet publike – sepse borxhi duhet paguar;
5) FMN humb parat e veta, vetëm ne dy raste:

i) kur Shteti huamarres falimenton;

ii) kur përmbyset bota bashke me FMN;

6) Klecka më e rrezikshme është se, kur Shteti huamarres falementon, FMN, vërtet i humb parat, por jo vleren e kredise. Si demshperblim per mospagese kredie, FMN merr dicka që e konsideron me vlere nga ai vend. Mund te jete ishull, port, toke, etj, etj…. dhe e shet per maksimum fitimi;
7) Jo me kot, shumë shtete të botes e kan perzene FMN nga vendet e tyre. Kete beri edhe Shqiperia deri ne 2013. Sepse perqindja e interesit qe pagon Shteti, është aq e larte dhe rendon aq shumë në financat dhe zhvillimin e vendit, sa që nuk ja vlen kredia;
Tani të dalim tek huaja “shpetimtare” që mori Qeveria Rama nga FMN.
Del ky burri dhe na thote me krenari (prej deshtaku) se, “…edhe pse jemi vendi i 88-te né bote (në besueshmerine e kredise) FMN na beson dhe na jep kredi”.
Por ky burri nuk i shpjegon shqiptareve të vertetën e hidhur qe do përjetojme; Kete “tritol” fianciar, ja ngec në dosje Qeverive që do e pasojne në vitet në vazhdim, sepse kredia duhet te shlyhet. Fakti që jemi vendi i 88-te né bote per besueshmeri kredie, duhet te na shqetesoje, jo të na gezoje, o burro!
Edhe sikur vendi i 201-te né bote të jete Shqiperia, FMN i jep borxh sipas termave financiare qe i garantojne asaj ose parat e veta + interes, ose, në te kundërt, falementimin e shtetit huamarres; per këtë të dytën FMN nuk can koken shumë – ajo do paret e veta;
Te jesh vendi i 88-te, do të thote se perqindja e interesit të kredise është marramendese, pothuajse “pirje gjaku me shiringe”, per ekonomine vendase. Kjo është edhe arsyeja pse ky burri i gjate nuk i tregon shqiptareve detajet e kontrates se Kartes Kreditit. Se po të tregoje, shancet jane që shqiptaret ta varin tek plepi i parë, ket’ burrin bashke me “kuzhinjerin” e financave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*