Si i zhduku Lali Eri lypsat e i zëvendësoi me “artistë”. Koçi qartëson Kolin.

Koli – More si ka mundësi që nuk shoh më evgjitë e arrixhinj që lypin rrugëve të Tiranës unë?

Koçi – Kemi bërë një projekt të ri vëlla Koli. Projekt artistik. Nuk e ke vënë re se si janë mbushur rrugët i Tiranës me muzikantë që bëjnë sikur lypin? E huuu! Është i mençur Lali Eri! Edhe në perëndim kështu e bëjnë. Muzikantë që lypin duke u rënë veglave.

Koli – Po ç’lypin këta tanët mo? Këta e kanë foninë, veshjet, veglat, biçikletat e makinat më të mira se aktorët e Teatrit të Kiço Londos…

Koçi – Epo kanë ardhur kohë të reja. Po deshën evgjitët e arixhinjtë, o të ngrenë nivelin artistik e të rrisin performancën, o të shkojnë e të lypin të Greqi pastaj…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*