Si legena! Ilir Beqaj s’guxon në Ersekë ta kërkojë hapur votën, por bën një skenë burracakësh…

Si e bëri fushatën në Kolonjë Ilir Beqaj? Këta as burra nuk janë, pale burra shteti! Shkoi në Ersekë dhe thirri në mbledhje gjithë personelin shëndetësor të zonës….Në krah? Ilia Stefon, kandidatin e rilindjes për kryetar bashkie!!

Ej, mirë turp, po një pikë burrërie si nuk e kanë , si njëri ashtu edhe tjetri!? Se në takim, meqë ishte zyrtar, nuk u tha që “votoni Ilian tonë e mos votoni Dritan Hajron e atyre”, por u fol për problemet, për masat që mund të merren etj etj. Se Ilia në krah të Ilirit fliste vetë: “S’fitoi ky, pa e shihni!!”

Dakord, Beqajn e dimë që as skuqet e as zverdhet, po ky doktori, ish i PD – së që kandidon me rilindjen, si e gëlltit t’u dalë kolegëve para si dordolec, të bëjë gjoja sikur po merr pjesë në mbledhje për mjekësinë , thjesht për t’u bërë presion me pushtetin e t’u marrë me shantazh votat, si i thotë vetes “kolonjar”?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*