Si po e falimenton vendin mediokri Rama! EDITORIAL

“Formalizimi” apo “të bërit shtet” është si ai muhabeti i Besim Levonjës tek ajo komedia e vet: Foçizmi osht’ si hallva me shum’ sheqer. E ha poplli shqiptar! Gjithë propagandistët e riLindjes, siç e kanë zakon nën rrogoz, kanë përhapur në kafe, në autobuz, në facebook e kudo helmin se: “E mo se ishim rrumpallë! Tani po, që po bëhet shtet!” Operacioni i burgosjes për korrent e provoi.

Tani ka filluar operacioni i ujit. Duket gjë e mirë! Por përtej mashtrimit e fasadës ndodhet e vërteta e trashë: Nuk është se do kemi më shumë ujë, apo uji do të na kthehet nga për të larë leveret në të pijshëm. Thjesht ata që kanë lidhje të paligjshme do t’i ligjërojnë dhe këto janë para që i merr arka që Rama zbraz në mënyrën më frenetike. Pra lekë për rilindjen dhe jo unë më shumë apo ujë më të mirë. As që e ka premtuar këtë…

Shihni edhe këtë marifetin për të ardhurat dytësore. Do t’ju mbahet 23% tatim! Pra nëse bën një punë të dytë, ke një qera me të cilën mban frymën a ke një fëmijë që vazhdon të nis ndonjë lek nga jashtë…çerekur do të ta marrë ky që “bën shtet”!

Në thelb e gjitha është asgjësimi i shtresës së mesme, asaj që në këtë sistem është baza dhe motori. Duke varfëruar të mesmit e çuar në mjerim të varfërit, ky pushtet ka fuqizuar oligarkinë, e cila vazhdon e përqëndron çdo pasuri të këtij vendi.

Nëse këto taksa, tatime, të ardhura të mbledhura nga formalizimi etj do të shkonin për zhvillimin e vendit, mbase do t’ia vlente një periudhë sakrifice kombëtare. Por katër vitet e shkuara na provuan se ky mediokër i bëri rrush e kumbulla paratë tona me “rilindjen urbane”, e cila, përveç shpërdorimit kriminal të parave, shkatërroi edhe historitë dhe indentitetet e qyteteve ku u vu në jetë. Programi i tanishëm i këtij kryeministri nuk ka asnjë koncept të qartë për rrugën që do të ndjekë Shqipëria.

Pra çdo qindarkë që rripet nga të varfërit e sidomos ajo pak shtresë e mesme që ka mbijetuar , është për të mbajtur gjallë regjimin e për t’i shtyrë sa të mundet ekzistencën, ndërkohë që  vendi po rrëshket frikshëm drejt falimentimit!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*